Pothuajse gjithmonė i ndez turbinat gjatė verės. I tillė ėshtė edhe klipi i saj i fundit Nata, kėngė e cila ka pasur njė sukses tė konsiderueshėm. Deri tani ka pasur afėr 40 000 klikime nė youtube.com. Kėngėtarja thotė se pritet qė sė shpejti tė realizojė edhe njė duet me njė kėngėtar, por ende nuk ėshtė pėrcaktuar me cilin.
Kėngėtarja Ryva Kajtazi sapo ka realizuar kėngėn Nata, tė cilės i ka bashkėngjitur edhe njė videoklip.
Vetėm pak ditė pas lansimit tė kėngės, ajo ka pasur shumė klikime nė youtube.com, por edhe nė rrjetet e ndryshme sociale.
Kjo e ka trimėruar kėngėtaren, e cila thotė se kėnga po pėlqehet.
Kėnga ėshtė punuar nga Don Arbas dhe Mc Beka, ndėrsa videoklipin e ka punuar produksioni Asha.
Ryva thotė tė jetė ndarė shumė e kėnaqur me mėnyrėn e realizimit tė kėngės. Kurse shpreson qė kėnga tė pėlqehet edhe nga publiku dhe mediat.
Kėnga ėshtė verore siē e kėrkon vera, unė jam shumė e kėnaqur me kėngėn. Pres qė tė pritet edhe mė mirė nga tė gjithė fansat e mi si dhe nga mediat, ka thėnė ajo pėr Express.
Pos klipit tė fundit, Ryva ka pasur sukses tė madh edhe me kėngėn Duhemi, tė cilėn e ka realizuar nė muajin shkurt.
Por, kohėt e fundit ajo nuk ka pasur ndonjė bashkėpunim mė kėngėtarė tė tjerė, ndėrsa pas pėrfundimit tė kėngės Nata, premton njė duet tė ri.
Ėshtė vetėm ēėshtje kohe, tha ajo.
Kam pas dėshirė tė kem njė realizim nė duet, por akoma nuk ka diēka konkrete... shpresoj qė sė shpejti tė kem edhe unė njė bashkėpunim - ėshtė vetėm ēėshtje kohe.
E kemi parė tė duket shumė bukur dhe mjaft tėrheqėse nė videoklipin e saj tė fundit, e mė meritorėt pėr kėtė, sipas Kajtazit, janė pa dyshim bashkėpunėtorėt e saj.
Bashkėpunėtorėt e mi tė pėrhershėm pėr dukjen time janė: Flutura Dedinja, studio Sellma dhe Kaci, tė cilėt i falėnderoj qė gjithnjė janė tė gatshėm pėr mua, pėr secilėn paraqitje timen, ka shtuar Ryva.
Pėrveē se po punon pėr ti sjellė publikut dhe fansave tė saj kėngė tė reja, ajo ėshtė shumė e angazhuar edhe nėpėr mbrėmje tė ndryshme muzikore nė Kosovė dhe jashtė saj.
Madje, Ryva thotė se kėtė verė ka kėnduar edhe nėpėr dasma tė ndryshme, nga tė cilat ajo ka mbetur shumė e kėnaqur.
Kam qenė mjaft e angazhuar me mbrėmje tė ndryshme si dhe nė dasma, kam kaluar shumė mirė nė secilin vend ku kam qenė e pranishme.
Si duket dėshira e saj pėr tė qenė e pranishme nė sa mė shumė mbrėmje muzikore ka bėrė qė ajo ende tė mos ketė pasur kohė pėr tė shkuar nė pushime.
Ndėrsa pritet qė nė fillim tė muajit shtator tė shkojė diku pėr tu relaksuar.
Ashtu sikurse pėr shumė kėngėtarė tė tjerė tė estradės, edhe Ryva thotė se vendi i saj i preferuar, ku ajo preferon tė pushojė, ėshtė Turqia.