Arrihet marrëveshja mes Contes dhe Napolit - Gazeta Express
string(42) "arrihet-marreveshja-mes-contes-dhe-napolit"

Arrihet marrëveshja mes Contes dhe Napolit

Gazeta Express

26/04/2024 22:01

Napoli raportohet se ka arritur marrëveshje me Antonio Conten.

Sipas ekspertit të transferimeve nga “RAI Sport”, Ciro Venerato, mes palëve është arritur marrëveshje tre-vjeçare, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Conte thuhet se është pajtuar për kushtet me Napolin, megjithëse detajet tjera nuk u zbuluan.

Por, sipas “CalcioNapoli”, bëhet fjalë për një marrëveshje rreth 6.5 milionë euro.

Trajneri italian besohet se tashmë është i gatshëm për të nënshkruar kontratën.

Ish-përzgjedhësi i Italisë është i lirë që nga gjysma e sezonit të kaluar, kur u largua nga Tottenham Hotspur.

/Gazeta Express/