Dënohen të përfshirët në incidentin pas ndeshjes Ballkani - Drita - Gazeta Express
string(63) "denohen-te-perfshiret-ne-incidentin-pas-ndeshjes-ballkani-drita"

Sport

Gazeta Express

26/04/2024 17:13

Dënohen të përfshirët në incidentin pas ndeshjes Ballkani – Drita

Sport

Gazeta Express

26/04/2024 17:13

Komisioni Disiplinor dhe i Etikës i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) ka marrë vendimet lidhur me incidentin që ndodhi pas ndeshjes Ballkani – Drita, e zhvilluar më 20 prill.

Pas ndeshjes në fjalë, e cila u mbyll baras 2:2, pati akuza nga ana e gjilanasve, konkretisht drejtori i klubit, Feti Murseli, se therandasit i kanë sulmuar fizikisht, duke përmendur menaxherin e klubit të Ballkanit, Idriz Hajrizi, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Këto akuza nga Murseli u mohuan kategorikisht nga Hajrizi, por edhe nga klubi i Ballkanit, që sot doli me një komunikatë zyrtare.

Pas komunikatës së klubit, një tjetër reagim e bëri Murseli, që mes tjerash kritikoi ashpër nivelin e klubit të Ballkanit.

Të dielën, në emisionin “Favorit” në T7 u publikuan pamje ekskluzive nga tuneli i stadiumit, të xhiruara menjëherë pas fundit të asaj ndeshjes – fund i cili duket se ishte tensionues.

Në faqen e FFK-së u publikuan sot vendimet për të përfshirët në incident. Klubi i Ballkanit u dënua me gjobë prej 1200 eurosh.

Hajrizi u gjobit me 300 euro, si dhe u suspendua për dy ndeshje. Video-analisti i Ballkanit, Ardi Kabashi, u dënua me gjobë prej 500 eurosh.

Dënim me gjobë prej 500 eurosh u shqiptua edhe ndaj trajnerit të Dritës, Zekirija Ramadani. /Gazeta Express/