Barcelona do të duhet të bëjë shitje këtë verë dhe Frenkie De Jong është në listë.
Javën e kaluar u zbulua se mesfushori holandez është më i interesuar për t’u larguar në verë sesa për të qëndruar, transmeton Gazeta Express.
Sipas “AS”, edhe preferenca e Barcelonës është për ta shitur De Jongun, para Ronald Araujos ose Raphinhas.
Për 26-vjeçarin interesim ka nga Bayern Munichi.
Reprezentuesi i Holandës ka kontratë të vlefshme me “Blaugranët” deri në verën e vitit 2026.
Bazuar në “Transfermarkt”, De Jong në tregun e transferimeve vlerësohet me 70 milionë euro. /Gazeta Express/