Një çift britanik zbuloi se martesa e tyre 21-vjeçare përfundoi papritur kur një gabim zyrtar i një firme finalizoi divorcin e tyre.
Çifti, i identifikuar vetëm si zotëri dhe zonja Williams, u ndanë në vitin 2023 dhe ishin në proces të përpunimit të detajeve financiare të përfundimit të afërt të martesës së tyre kur u divorcuan aksidentalisht si rezultat i një gabimi të përfaqësuesve të gruas në ngs firma Vardags.
Firma, e drejtuar nga e vetëshpallura “diva e divorcit” Ayesha Vardag, shpjegoi se divorci i çiftit ishte rezultat i një gabimi klerik.
Vardag tha se avokatët po punonin për divorcin e një klienti tjetër kur hapën gabimisht dosjen e çështjes së Williams-ëve dhe aplikuan për një urdhër përfundimtar divorci.
Avokatët zbuluan gabimin dy ditë më vonë dhe Vardags i kërkoi Gjykatës së Lartë të anulonte divorcin e çiftit Williams, por Andrew McFarlane, presidenti i Divizionit të Familjes, e hodhi poshtë ankesën.
“Ekziston një interes i fortë i politikës publike për të respektuar sigurinë dhe përfundimin që rrjedh nga një urdhër divorci përfundimtar dhe për të ruajtur status quo-në që ai ka vendosur”, tha gjyqtari në vendimin e tij.
Vardag tha se ajo nuk pajtohet fuqimisht me vendimin e McFarlane.