Real Madridi edhe më afër titullit, fiton ndaj Sociedadit me golin e Gulerit - Gazeta Express
string(75) "real-madridi-edhe-me-afer-titullit-fiton-ndaj-sociedadit-me-golin-e-gulerit"

Real Madridi edhe më afër titullit, fiton ndaj Sociedadit me golin e Gulerit

Sport

Gazeta Express

26/04/2024 23:08

Real Madridi ka regjistruar fitoren e radhës në La Liga, duke bërë hapin tjetër të madh drejt titullit të kampionit.

Skuadra e drejtuar nga Carlo Ancelotti triumfoi sonte në udhëtim te Real Sociedadi, në kuadër të javës së 33-të, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ndeshja e zhvilluar në “Reale Arena” përfundoi me rezultatin 0:1.

Golin e vetëm dhe të fitores për “Los Blancos” e realizoi Arda Guler (29′).

Real Madridi pas kësaj fitore ka 84 pikë dhe kryeson në tabelë me 14 pikë më shumë se Barcelona.

Real Sociedadi ka 51 pikë dhe ndodhet në pozitën e gjashtë. /Gazeta Express/