Në fundjavë luhen ndeshjet e treta gjysmëfinale, mund të përcaktohen finalistët - Gazeta Express
string(78) "ne-fundjave-luhen-ndeshjet-e-treta-gjysmefinale-mund-te-percaktohen-finalistet"

Basketboll

Gazeta Express

26/04/2024 13:54

Në fundjavë luhen ndeshjet e treta gjysmëfinale, mund të përcaktohen finalistët

Basketboll

Gazeta Express

26/04/2024 13:54

Në këtë fundjavë do të zhvillohen ndeshjet e treta gjysmëfinale të “Play-offit” në Superligën e Kosovës në basketboll.

Të shtunën në palestrën “Karagaqi”, Peja do ta presë Yllin për aktin e tretë gjysmëfinal, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Dy përballjet e para i ka fituar Ylli dhe kjo do të jetë mundësia e fundit për kampionin në fuqi për të mbetur në garë.

Kurse të dielën në Mitrovicë, Trepça do ta presë Sigal Prishtinën. Mitrovicasit i kanë fituar dy përballjet e para dhe do ta kenë mundësinë që në “Minatori” të mbyllin dilemën e ekipit që kualifikohet në finale

E shtunë

19:00 Peja – Golden Eagle Ylli

E diel

19:00 Trepça – Sigal Prishtina