E Diel, 19 Maj 2013E Diel, 19 Maj 2013

Me modė nė rrugė

Nga Fetije Mehmeti, dizenjatore | 07 Tetor 2012 14:29
Madhësia e tekstit:

“Veshje rruge”, ky ėshtė termi mė urban qė qarkullon nė pėrditshmėrinė tonė, pasi kjo ide pėrfaqėson ata qė duan tė shfaqen bukur e me stil edhe nė rrugė, derisa shkojnė pėr tė kryer ndonjė punė, apo kur dalin pėr ta shijuar njė kafe me miq.

Kombinime tė pazakonshme, ngjyra tė ndezura dhe aksesorė...Shumėkush kėshtu e percepton dhe aplikon “stilin e rrugės”, ndonėse ky ėshtė vetėm njė opcion, ai u shkon personave tė guximshėm, qė nuk e kanė pikė problemi manipulimin me veshje, ngjyra e detaje shtesė. “Stret style” nuk ka njė kod jashtė tė cilit nuk mund tė dilni assesi, edhe pse ka rregulla tė pashkruara, tė cilat i cakton vetė idea e kėtij stili.

Meshkujt edhe nė tė kuqe

Ta zėmė, nuk mund tė visheni nė mėnyrė formale dhe tė thoni se po dukeni cool, urban dhe gati pėr njė shtėtitje nė asfalt, shoping, apo kafe me shokė. Sa i pėrket modės sė meshkujve, stilistėt kėtė vit parashikojnė pėrzierje tė stileve tė veshjeve ‘street’ me ‘elegant’. Meshkujt mund t’i kombinojnė veshjet elegante me ato tė pėrditshme dhe tė duken nė hap me modėn. Bluzat me figura, sakot elegante, kemishat “XL” me katrore, sakot e lėkures, xhinset, pantollonat me prerje tė pa zakonshme, xhamperat me pulla... lejoni tė jenė pjesė e garderobės suaj tė pėrditshme. Me zgjedhje si kėto, fjala “gabim” nuk do tė ketė rast tė bėjė me ju. Meshkujt duhet tė kenė kujdes nėse tentojnė tė kombinojnė diēka mes sportives tipike dhe elegantes. Ka raste kur diēka e tillė rri bukur, mirėpo duhet pasur kujdes te detajet, sepse mjafton njė gjė e vogėl qė t’ju nxjerrė jashtė loje. Kėto vite lejojnė ekperiemnte nė veshje, mirėpo mbi tė gjitha, mos harroni se moda ėshtė delikate. Sa i pėrket botės mashkullore, kėtė vit mundėsia pėr tė veshur mė shumė nghyra ėshtė dukshėm mė e madhe. Ata qė nuk druhen, mund tė vishen edhe me tė kuqe, gjelbėr, apo portokall.

Si nė ushtri

Pas njė mungese nė pasarelat e modės, kėtė sezon vjeshtė-dimėr, rishfaqet stili ushtarak nė veshjet femėrore. Kėshtu, pas disa pengesave qė ka ndeshur sė fundmi falė njė mode tė lirshme dhe plot ngjyra, ky stil duket se ka mbėrritur pėrsėri nė kulmin e pėrparimit tė tendencave pėr sezonin e ri tė veshjeve tė modės. Kėshtu, kėtė vjeshtė dhe dimėr, pantallona stil ushtrie dhe sigurisht shumė tė gjelbra, janė shumė nė modė. Pa harruar as xhaketat me ngjyrėn karakteristike tė ushtrisė. Palltonat e gjelbra, apo edhe me nuancat e ullirit, rekomandohen me xhepa tė tepėrt, ndėrsa xhaketat me shumė kopsa metalike. Mos harroni: Kombinimi perfekt, vetėm me ngjyrėn portokalli. Ky ėshtė vetėm njė nga sugjerimet e industrisė sė modės, pasi femrat kanjė njė asortiman tė tėrė zgjedhjesh, duke filluar nga bluzat “XL”, sakot elegante qė mund tė kombinohen me bluza moderne, jelekėt, getat qė tashmė janė mė tė trasha dhe pa shumė ngjyra e “art print”, xhinset dhe fundet me bel tė gjerė, fustanat e llojllojshėm tė cilėt mund tė jenė tė gjatė edhe deri te zogu i kėmbės dhe mund tė vishen me sako tė shkurtėra, nė mėnyrė qė tė bjerė edhe mė shumė nė sy gjatėsia e fustanit etj. E zgjedhja e ngjyrave pėr kėtė sezon pėr veshjet e rrugės duhet tė jetė pak mė e kufizuar. Nė vjeshtė e dimėr thuajini lamtumirė pamjes egzotike dhe luleve shumėngjyrėshe.

“Egėrsohen” aksesuarėt

Sa u pėrket aksesuarėve, ato tanimė janė pak mė “tė egra”: Kapuq leshi, bylyzykė druri, rruaza me ngjyra mė tė forta etj... Mos i harroni syzet, por assesi mos i pėrdorni ato tė verės (nėse janė me ngjyra). Syzet e rimodeluara po bėhen tendencė nė vete. Pra, ēfarėdo syze qė bleni, mund t’i ndryshoni nė bazė tė imagjinatės suaj. Vėni ndonjė gur, figurė shumė tė vogėl, apo diēka tė tillė qė do t’i bėnte syzet tuaja shumė mė ndryshe. Shallat nuk ėshtė se janė kryefjala e sezonit, mund t’i vini vetėm nėse mendoni se u shkojnė, e jo pėr hir tė modės. Ēantat nga materialet e holla, apo llastiku, mbyllini nė dollap, pasi ėshtė rikthyer koha e lėkurės. Dimensionet e ēantave mbesin sėrish tė mėdha dhe disenjot mund tė jenė edhe “animal print’. Pėr njė “street style” tė pėrkryer, zgjidhni kėpucė ose ēizme tė sheshta ose ortopedike, ngjyra bėn tė mos jetė nė harmoni me totalin e veshjes suaj.

(Autorja ėshtė profesoreshė e “Stilizmit” nė Shkollėn e Dizajnit tė Modes “Design Factory” nė Prishtinė)