E Diel, 19 Maj 2013E Diel, 19 Maj 2013

Stop privatizimit nė KEK e PTK

Nga Express | 14 Shtator 2012 14:35
Madhësia e tekstit:

Me pankartat nė duar “Kuvend Ndal Privatizimin”, “Nuk duam tė jemi qiraxhinjė nė vendin tonė“ dhe “Nuk e japim PTK-sė, ėshtė e vetmja pasuri e mbetur e popullit kosovar”, punėtorėt e Postės dhe Telekomit tė Kosovės (PTK) dhe Korporatės Energjetike tė Kosovės (PTK), kanė protestuar pėr gjysmė ore, pėr tė kundėrshtuar privatizimin e kėtyre ndėrmarrjeve.

Milazim Alshiqi, kryetar i Sindikatės sė pavarur tė PTK-sė tha se me anė tė kėsaj proteste, ata po kėrkojnė qė tė ndalet kjo formė e privatizimit nė Kosovė. Alshiqi kėrkoi nga Kuvendi i Kosovės qė tė shqyrtojė privatizimin e ndėrmarrjeve publike dhe pėr momentin t’i thuhet stop privatizimit tė PTK-sė, pasi qė nuk ėshtė plotėsuar asnjė kusht pėr siguri tė punėtorėve.

“Edhe njėherė i bėj apel Qeverisė, deputetėve tė Republikės sė Kosovės ta thirrin mendjen e shėndoshė dhe t’i thonė stop procesit tė privatizimit, pa i definuar ligjin e posaēėm pėr privatizimin e kompanive publike. Ju e dini mirė, qe ne nuk kemi kod telefonik. Nuk ėshtė askush tuj qa hallin pėr punėtorė dhe pėr sigurinė nacionale, qė ka tė bėjė kompania si PTK, KEK dhe ndėrmarrjet qė janė strategjike. Kjo ėshtė vetėm protestė paralajmėruese, nuk dua ta kėrcėnoje askėnd, por dua tė jem i sinqertė qė ne na u kanė shterė format me letra dhe me dialog. I kemi proceduar tė gjitha nėse nuk na mirėkuptojnė, po iu garantoj qė kjo situatė ka me qenė krejtėsisht ndryshe”, tha ai.

Edhe Fehmi Pajziti, kryetar i Sindikatės sė Pavarur tė Elektrokosovės tha se protesta gjysmėorėshe ka pėr qėllim zgjimin e qeveritarėve, pėr tė parė se si po bėhet privatizimi nė Kosovė, i cili sipas tij, ėshtė tėrėsisht i dėshtuar.

“Protestė gjysmėorėshe qė tė zgjohen qeveritarėt tanė, kuvendarėt tanė tė zgjohen dhe tė kqyrin ēka ėshtė duke u bėrė me privatizimin e ndėrmarrjeve dhe me privatizimin nė pėrgjithėsi nė Kosovė, posaēėrisht me theks tė veēantė, privatizimin e ndėrmarrjeve publike. Ėshtė njė ligj i privatizimin pėr ndėrmarrje publike, por s’ėshtė i aprovuar ėshtė i mangėt. Prandaj kėrkojmė qė sė pari tė bėhet ligj i veēantė pėr ndėrmarrje publike, e pastaj tė privatizohen ndėrmarrjet publike. Tė saktėsohet ēdo send, sepse privatizimi qė ėshtė bėrė deri tani ėshtė privatizim total i dėshtuar dhe njė ekonomi e shkatėrruar. Ėshtė edhe frika tek punėtorėt se ēka do tė ndodh me ta nesėr”, tha ai.

Ndėrsa Sahit Sahiti, punėtor i PTK-sė tha se privatizimi i kėsaj kompanie nė kėto kushte dhe rrethana se si po bėhet, nuk ėshtė normale dhe se njė gjė e tillė duhet tė ndalet.

“Sot po protestojmė siē kemi protestuar nė vitin 1990 kur na ka qit Millosheviqi me dhunė. Sot po donė me na privatizu nė forma tjera, me na qit prej punės. Nuk ėshtė koha e duhur dhe nuk ėshtė momenti i duhur, pėr privatizimin e PTK-sė, se kemi pa se ēfarė ka ndodh me privatizime tjera nė Kosovė”, tha ai.

Sindikalistėt po ashtu paralajmėruan se nė rast se nuk pėrfillen kėrkesat e tyre, ata do tė vazhdojnė tė protestojnė, por jo mė vetėm nė kėtė formė, por nė forma tė ndryshme./kosovapress/

Komentet ()