Ndodh për herë të parë në Serie A, ndeshja Inter-Torino do të gjykohet nga ekipi i gjyqtareve femra - Gazeta Express
string(98) "ndodh-per-here-te-pare-ne-serie-a-ndeshja-inter-torino-do-te-gjykohet-nga-ekipi-i-gjyqtareve-femra"

Futboll

Gazeta Express

25/04/2024 20:46

Ndodh për herë të parë në Serie A, ndeshja Inter-Torino do të gjykohet nga ekipi i gjyqtareve femra

Futboll

Gazeta Express

25/04/2024 20:46

Një ekip arbitrash i përbërë nga gra do të drejtojë një ndeshje të Serisë A për herë të parë këtë fundjavë, tha të enjten Shoqata e Arbitrave Italiane (AIA).

Kampioni i Itlaisë, Inter pret Torinon të dielën dhe ndeshja do të drejtohet nga Maria Sole Ferrieri Caputi së cilës do t’i bashkohen Francesca Di Monte dhe Tiziana Trasciatti si asistente.

Lexo Edhe:

Ferrieri Caputi, 33, tashmë ka bërë histori si gjyqtarja e parë grua në Serie A kur mori drejtimin e ndeshjes Sassuolo-Salernitana në vitin 2022, dhe deri më tani, ajo ka arbitruar gjashtë ndeshje në ligën italiane këtë sezon.

Ndeshja e së dielës në San Siro do të shohë gjithashtu Interin të vazhdojë festimet për titullin e tij të 20-të të ligës, të cilin e siguroi në derbi 2-1 ndaj AC Milan të hënën.