E thotë vet trajneri holandez: Dua të marr drejtimin e Liverpoolit, skuadrat janë në bisedime - Gazeta Express
string(91) "e-thote-vet-trajneri-holandez-dua-te-marr-drejtimin-e-liverpoolit-skuadrat-jane-ne-bisedime"

E thotë vet trajneri holandez: Dua të marr drejtimin e Liverpoolit, skuadrat janë në bisedime

Futboll

Gazeta Express

25/04/2024 21:46

Trajneri holandez, Arne Slot ka thënë se dëshiron të marrë drejtimin e skuadrës së Liverpoolit.

Tekniku aktual i Feyenoordit ka zbuluar se dy klubet janë në negociata dhe pret të sheh se çfarë do të ndodh.

Lexo Edhe:

“Do të doja të bëhesha trajneri i ri i Liverpool-it, vendimi im është i qartë. Feyenoord dhe Liverpool janë në bisedime për të negociuar, jam duke pritur të shoh se çfarë do të dalë prej tyre. Kam besim, duke pritur që klubet të arrijnë një marrëveshje”, tha Slot.

Jurgen Klopp e ka konfirmuar se do të largohet nga “Anfield Road” posa të përfundojë sezoni aktual, teksa “Reds” po kërkojnë tash e një kohë zëvendësuesin e tij.

Arne Slot ka bërë punë mjaft të mirë me Feyenoordin, duke e shpallur kampion të Holandës edicionin e kaluar.