‘Lumbardhi’ hap sezonin e programeve me ‘Skaj Sessions’ - Gazeta Express
string(51) "lumbardhi-hap-sezonin-e-programeve-me-skaj-sessions"

‘Lumbardhi’ hap sezonin e programeve me ‘Skaj Sessions’

Arte

Gazeta Express

24/04/2024 20:21

Lumbardhi hap sezonin e programeve me Skaj Sessions që nisë me 26 prill në orën 21:00 në dhe paraqet një program muzikor që në thelb mban peshën e të eksperimentuarit, të qenurit në ndërlidhje të fortë me çka mbërrijmë të kapërcejmë, tolerojmë dhe pranojmë.

Muzika si pikë lidhëse e këtij sentimenti, sjell një seri grupesh prej Polonisë në Japoni, e prej Shteteve të Bashkuara në Kosovë dhe rajon, nën temën e skajit, si një mundësi për t’i artikuluar shtresimet e shumëllojta muzikore, të përkapet tharmi i revoltës, qetësisë, agonisë, apo edhe ndjenjave iluzive.

Lexo Edhe:

Skaj Session hap një rrugëtimin e vet muzikor me perfomancën e bendit Siksa, një duo muzikore feministe që ndërthur energjinë e koncerteve punk, poezisë së interpretuar dhe vallëzimit bashkëkohor. Muzika e tyre është personale, politike ndërsa gjen mënyra për të shqiptuar pikëtakimin mes çfarë nuk flitet e çfarë nuk dëgjohet. Falë ndërveprimeve të tyre me audiencën, secila shfaqje përcjell perfomanca unike e dramatike. Edhe pse të gjendur në limite të instrumenteve apo paraqitjes skenike, kjo duo gjen forcën për të krijuar udhën e tyre te dëgjuesit.

Po në të njëjtën natë do të mirëpresim Putan Club, një duo prej Italisë dhe Francës që qëndrojnë sikur një makinë kohore dhe gjurmë e së ardhmes për çka do të thotë të kesh guxim, të jesh revolucionar/e, e natyrisht si shëmbëlltyrë e lirisë që vjen mes muzikës.

Rezistenca e tyre orientohet mes metodave të menjëhershme dhe arkaike të këtij shekulli: zëra elektrikë dhe thashetheme, tanqe dhe fjalë të numëruara, si të themi, puna e tyre përvijon po aq gjatë sa është dashur të kalojmë prej vizatimeve në shpella e deri te rryma të guximshme konceptualizmi, prej avant-rrokut deri te muzika bashkëkohore klasike, e mandej te tinguj më brutalë techno dhe house.

Për publikun lokal dhe të gjithë vizitorët, hyrja në këtë mbrëmje është falas.

/Express