Baleti Kombëtar i Kosovës do të përformoj në Elbasan - Gazeta Express
string(52) "baleti-kombetar-i-kosoves-do-te-performoj-ne-elbasan"

Baleti Kombëtar i Kosovës do të përformoj në Elbasan

Arte

Gazeta Express

24/04/2024 15:03

Baleti Kombëtar i Kosovës, në kuadër të Festivalit “Albanian Dance Competition, Creativity and Interpretation 2024” në Elbasan, do të shfaq baletin “Time”, me koreografi nga Taulant Shehu.

“Time” do të shfaqet në teatrin Skampa në qytetin e Elbasanit, me dt 29.04.2024, duke bërë kështu edhe përmbylljen e festivalit.

Lexo Edhe:

Që prej vitit 1982, 29 prilli shënohet edhe si Dita Botërore e Vallëzimit, prandaj me këtë paraqitje në Elbasan, Baleti Kombëtar i Kosovës shënon edhe Ditën Botërore të Vallëzimit.

/Express