Bashkëbisedim dhe diskutim mbi tekstin “Transformimi i heshtjes në gjuhë dhe veprim” në GKK - Gazeta Express
string(89) "bashkebisedim-dhe-diskutim-mbi-tekstin-transformimi-i-heshtjes-ne-gjuhe-dhe-veprim-ne-gkk"

Bashkëbisedim dhe diskutim mbi tekstin “Transformimi i heshtjes në gjuhë dhe veprim” në GKK

Arte

Gazeta Express

24/04/2024 15:50

Galeria Kombëtare e Kosovës mbanë lexim dhe bisedë të përbashkët me Radical Sense, këtë të premte në ora 18:00.

Bashkë do të lexohet dhe diskutohet mbi tekstin “Transformimi i heshtjes në gjuhë dhe veprim” nga Audre Lorde (1977). Në këtë ese, përmes përvojës së saj personale me sëmundjen dhe mbijetesën, Lorde flet mbi forcën e gjuhës për të ndryshuar jetët tona. Ky lexim dhe diskutim do të ndodhë në bashkëbisedim me punën e Silvi Naçit “Untitled (hands)” (2019), pjesë e ekspozitës aktuale në GKA “Ngjarja e një fijeje. Narrativat globale në tekstil”. “Untitled (hands)”, eksploron marrëdhënien mes dhunës dhe përkujdesit brenda aktit dhe performancës së trupit, duarve dhe gjuhës si hapësira lirie, dhe ripërvësimin/queerizimin e gjuhës së fotografisë.

Lexo Edhe:

Teksti i Lorde është përkthyer në shqip nga Doruntina Vinca, pjesë e botimit Radical Sense, Vëllimi 2 (2023) me tekste feministe në gjuhën shqipe.