Bashkëjetesa e personave të gjinisë së njëjtë, në VV ka kundërshtime, Kurti thotë se do ta krijojë shumicën, thirrje edhe opozitës - Gazeta Express
string(127) "bashkejetesa-e-personave-te-gjinise-se-njejte-ne-vv-ka-kundershtime-kurti-thote-se-do-ta-krijoje-shumicen-thirrje-edhe-opozites"

Lajme

Gazeta Express

26/04/2024 10:13

Bashkëjetesa e personave të gjinisë së njëjtë, në VV ka kundërshtime, Kurti thotë se do ta krijojë shumicën, thirrje edhe opozitës

Lajme

Gazeta Express

26/04/2024 10:13

Kryeministri Albin Kurti nga një ngjarje e organizuar nga Partia Socialdemokrate e Gjermanisë në Berlin ka folur për Projektligjin për Kodin Civil, i cili s’po kalon në Kuvend për shkak të nenit 1138, i cili parasheh hartimin e një ligji që do t’i lejonte “bashkësitë e regjistruara civile ndërmjet personave me sekse të njëjta”.

Për këtë nen, Kurti tha se është një ndër dy “gjërat që duhet të ndodhin” që Kosova të ketë sukses në kërkesën e saj për anëtarësim në Këshill të Europës.

Lexo Edhe:

Ai në Berlin dha një zotim të fortë se do t’u ofrojë qytetarëve të  Kosovës të drejtën e bashkimeve civile të të njëjtës gjini.

Megjithatë, Kurti ka një problem edhe me disa deputetë të partisë së tij, të cilët refuzojnë të japin votë pro për shkak të këtij neni. Për ta arritur këtë, Kurti po kërkon edhe votat e opozitës, ndërsa tha se personalisht do të kujdeset për të krijuar shumicën parlamentare.

“Kosova do të synojë që së shpejti të bëhet vendi i dytë në Ballkanin Perëndimor, pas fqinjëve tanë Mali i Zi, duke u ofruar qytetarëve të saj të drejtën e bashkimeve civile të të njëjtës gjini. Ne do të punojmë shumë për ta kaluar këtë në të ardhmen shumë të afërt. Për këtë unë personalisht do të ndërtoj një shumicë parlamentare – dhe do të bëj thirrje për mbështetje të gjerë për këtë edhe nga partitë opozitare. Vendimi për mbledhjen e qeverisë për këtë çështje tashmë është marrë”.

Kurti tha se kjo do të bëhet meqë e kërkon që Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut derisa kërkesa për anëtarësim të Kosovës në Këshill të Europës është në proces.

“Ne e bëjmë këtë sepse është një e drejtë, sepse është një e drejtë, sepse është në kushtetutën tonë dhe sepse e dimë që Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut ka nxjerrë aktgjykime duke kërkuar që kjo të bëhet. Ne e dimë se ka vende në Këshillin e Europës për një kohë të gjatë që e kanë injoruar gjykatën për këtë. Kosova do të jetë ndryshe. Në këtë mënyrë duam të frymëzojmë të tjerët”, tha Kurti./Express/