Vendoret në Shqipëri, fitore e thellë e PS, opozita vetëm 7 bashki, humbet bastionet historike (Zhvillimet) - Gazeta Express
string(102) "vendoret-ne-shqiperi-fitore-e-thelle-e-ps-opozita-vetem-7-bashki-humbet-bastionet-historike-zhvillimet"

Shqiperi

Gazeta Express

16/05/2023 11:40

Vendoret në Shqipëri, fitore e thellë e PS, opozita vetëm 7 bashki, humbet bastionet historike (Zhvillimet)

Shqiperi

Gazeta Express

16/05/2023 11:40

Partia Socialiste ka triumfuar në shumicën e bashkive të Shqipërisë në zgjedhjet vendore duke rregjistruar një nga fitoret më të thella që një forcë politike ka arritur në zgjedhje. PS ka fituar 53 bashki. I papritur në këto zgjedhje ishte rezultati në Shkodër, bastionin historik të PD që për herë të parë e morën socialistët, duke vijuar me Tropojën, Devollin, Kukësin, Skraparin, të cilat kanë marrë ngjyrën e PS.

Socialistët kanë triumfuar gjithashtu në Tiranë, Kurbin, Kamëz, Vorë, Elbasan, Pustec, Kolonjë, Librazhd, Dropull, Roskovec, Libohovë, Rrogozhinë, Këlcyrë, Gramsh, Belsh, Përmet, Delvinë, Selenicë, Tepelenë, Peqin, Poliçan, Lushnjë, Bulqizë, Mat, Klos, Korçë, Kuçovë, Sarandë, Patos, Dibër, Skrapar, Cërrik, Prrenjas, Berat, Vau i Dejës, Mallakastër, Vlorë, Konispol, Maliq, Lezhë, Dimal, Mallakastër, Divjakë, Shijaku, Pogradec, Durrës, Malësi e Madhe, Gjirokastër.

Lexo Edhe:

Nga ana tjetër koalicioni “Bashkë Fitojmë” i përbërë nga demokratët e drejtuar nga ish kryeministri Sali Berisha, Partia e Lirisë e Ilir Metës, dhe Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut ka pësuar humbje disfatë me fitoren e vetëm 7 bashkive duke e tkurrur hartën e demokratëve me marrjen e bastioneve nga PS. Berisha dhe Meta nuk janë votuar as në Tropojë e Skrapar, vendet e tyre të lindjes prej të cilave janë mbështetur historikisht. “Bashkë Fitojmë” ka fituar në Kavajë, Pukë, Has, Himarë, Memaliaj, Mirditë, Fushë Arrëz. Në Himarë, ka dalë fitues kandidati i saj Fredi Beleri, i arrestuar nën akuzën e shitblerjes së votave.  Bashkinë Finiq e ka fituar MEGA.

Për t’u njohur me rezultatet në kohë reale dhe me shifrat KLIKONI në linkun: https://iemis.kqz.gov.al/results2023/results2023.htm

Bashkitë ku është MBYLLUR VOTIMI deri më tani

ZHVILLIMET MINUTË PAS MINUTE

12:15 Katër bashkitë që opozita ia “fali” PS-së në Shqipëri, përçarja i “vrau”

Në katër bashki të Shqipërisë nëse opozita do të ishte e bashkuar dhe jo e përçarë, do të kishte fituar.

11:00 LISTA ME EMRA- 61 fituesit e bashkive, PS “ngjyros” Shqipërinë

Në link gjeni listën e kandidatëve fitues në 61 bashkitë e Shqipërisë.

10:56 Përfundon numërimi në Tiranë, Erion Veliaj shpallet fituesi

Erion Veliaj ka marrë fitoren me një rezultat tejet të thellë, me 54,69% të votave në Tiranë.

10:24 4 humbësit që i shtrënguan dorën rivalit, leksione për “xhaketat e vjetra” të politikës shqiptare

Katër kandidatë kanë treguar shembull qytetarie, pasi kanë uruar kundërshtarët për fitoren duke pranuar kështu humbjen, gjë e cila duket e vështirë të ndodhë në Shqipëri.

9:00 1 kuti për t’u numëruar në Tiranë, sa është shkëputur Veliaj nga rivalët

Kandidati i PS Erion Veliaj ka siguruar 54.69% të votave kundrejt 34.58% të votave që ka siguruar rivali i tij kryesor politik, Belind Këlliçi i “Bashkë Fitojmë”.

8:11 PS siguron fitoren në Kurbin, Majlinda Cara qëndron në krye të bashkisë

Kurbini është një tjetër bashki e cila i ka dhënë një mandat të dytë kandidates së PS Majlinda Cara.

22:48 Në pritje të vulosjes së rezultatit, beteja në bashkitë e fundit ku vijon numërimi

Pas më shumë se 24 orësh që nga mbyllja zyrtare e procesit të votimit, numërimi i kutive nisi me vonesë për këtë arsye vijon ende në disa prej bashkive në vend.

22:00 Fisnik Qosja drejt mandatit në Kavajë: Qytetarët votuan kundër padrejtësive

Kavaja duket se do t’i shkojë koalicionit “Bashkë Fitojmë” dhe kandidati Fisnik Qosja tashmë ka shpallur fitoren.

21:39 Safet Gjici siguron një tjetër mandat në bashkinë Kukës

Në Bashkinë Kukës është konfirmuar për një mandat tjetër kandidati i PS, Safet Gjici. Në këtë garë ai u përball me Admir Sinamatit të ‘Bashkë Fitojmë’ edhe Abedin Oruçi i PEISH.

21:31 Veliaj thellon fitoren, 50 mijë vota më shumë se Këlliçi në Tiranë

Në Bashkinë Tiranë nga 941 qendra votimi në total, deri më tani janë numëruar 823 prej tyre.

19:47 PS shpall fitoren në Malësinë e Madhe, Tonin Marinaj: Malësorët dinë ku ta çojnë votën

Partia Socialiste shpalli fitoren këtë të hënë edhe në Malësinë e Madhe.

19:23 Vijon numërimi në Kukës, si ndahen votat mes Gjicit dhe Sinamatit

Vijon ende numërimi i votave në Kukës ku kandidati i PS, Safet Gjici duket se ka thelluar rezultatin ndaj kundërshtarit të tij, kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Admir Sinamati.

18:56 Përmbyset rezultati në Kavajë, kryeson kandidati i Bashkë Fitojmë

Koalicioni “Bashkë Fitojmë” me kandidatin Fisnik Qosja e ka kaluar Redjan Kralin e Partisë Socialiste me 164 vota ne Kavajë.

18:08 Emirjana Sako shpall fitoren në Durrës

Edhe për 4 vitet e ardhshme bashkia e Durrësit do të drejtohet nga Emirana Sako.

18:12 Drejt mandatit të dytë në Bashkinë e Durrësit, Emiriana Sako: E prisnim fitoren

Kryebashkiakja e Durrësit, e cila po shkon drejt fitores për një tjetër mandat në krye të kësaj bashkie, ka reaguar gjatë ditës së sotme lidhur me rezultatin e zgjedhjeve të 14 majit.

17:27 Nuk lëkundet Shijaku, mban në krye të bashkisë Elton Arbanën

Kandidati i Partisë Socialiste Elton Arbana ka fituar edhe për një mandat bashkinë e Shijakut, me 4400 vota diferencë nga kandidati i koalicionit Bashkë Fitojmë Rezeart Tusha.

17:24 PS “bllok” PD-së në Qarkun Fier, i merr të gjitha bashkitë

Edhe në Bashkinë e Fierit është mbyllur numërimi ku kandidati socialist Armando Subashi ka shpallur fitoren.

17:10 Shpallet fituesi edhe për bashkinë e Pogradecit

Sapo ka përfunduar numërimi i votave në bashkinë e Pogradecit. Fiton kandidati i PS.

16:33 Erion Veliaj 40 mijë vota më shumë se Këlliçi, Tirana u mbetet socialistëve

Në Bashkinë Tiranë nga 941 qendra votimi në total, deri më tani janë numëruar 384 prej tyre. Kandidati i PS, Erion Veliaj po shkon drejt fitores i sigurt me 54.49% (118218 vota).

16:14 PS fiton dhe Bashkinë Divjakë, Josif Gorrea zgjidhet kryebashkiak (Shifrat)

Në Bashkinë Divjakë, mandati i kryebashkiakut i është besuar kandidatit të PS-së, Josif Gorrea, i cili ka marrë 9309 vota.

16:10 PS “përzë” opozitën nga Qarku i Elbasanit, i merr të 7-ta bashkitë

Partia socialiste ka fituar 7- 0 në Qarkun e Elbasanit.

15:52 PD i “fal” fitoren kandidatit të PS në Mallakastër (Shifrat)

Nëse Partia Demokratike nuk do ishte e ndarë por do bashkoheshin votat me koalicioni “Bashkë Fitojmë”, kandidati i PS Ismailaj nuk e merrte fitoren sot.

15:34 Armando Subashi nuk e lëshon bashkinë e Fierit

Kryebashkiaku socialist Armando Subashi ka fituar zyrtarisht edhe një tjetër mandate në krye të bashkisë Fier.

14:19 Kryebashkiaku i Maliqit thyen rekordin “Guinness”, siguron mandatin e 7

Gëzim Topçiu, kandidati i Partisë Socialiste është për rekord giunnes pasi ka fituar mandatin e shtatë të kryetarit të bashkisë Maliq. 

13:58 PS triumfon në 5 bashki në qarkun Vlorë

PS ka fituar 5 bashki në qarkun e Vlorës, kurse opozita një.

13:52 Përfundon numërimi në qarkun Dibër, socialistët sigurojnë fitoren

Procesi i numërimit ka përfunduar edhe në Dibër, ku kandidati i Partisë Socialiste Rahim Spahiu ka triumfuar ndaj kundërshtarëve politikë me 15323 vota në total.

13:27 Mbyllet numërimi, Pjerin Ndreu fiton Bashkinë e Lezhës

Numërimi në Lezhë ka përfunduar, ku fitues është shpallur Pjerin Ndreu, kandidati i Partisë Socialiste.

13:19 “Bie” Shkodra, PD humbje dërrmuese në bastionin historik

Mbyllet numërimi i votave për Shkodrën. Partia Socialiste ka marrë bastionin historik të demokratëve. 

13:03 32 bashkitë në Shqipëri ku ka përfunduar numërimi i votave dhe kush janë kandidatët fitues

Ka përfunduar numërimi i votave për 32 bashki në Shqipëri. Në link gjeni listën e kandidatëve fitues.

12:43 Përfundon numërimi, PS fiton në Korçë (Rezultatet)

Në Korçë ka përfunduar numërimi i kutive të votimit, ku sërish ka fituar Partia Socialiste.

12:39 Kandidati i Partisë Socialiste thellon diferencën me 10 mijë vota në Shkodër

Kandidati i PS në Shkodër Benet Beci duket se po shkon drejt fitores duke i marrë fronin kandidatit të PD Bardh Spahia duke thelluar rezultatin me 10 mijë vota plus.

11:47 Devolli ngjyroset rozë pas 30 vitesh

Pas 30 vitesh Partia Socialiste ka siguruar fitoren në Devoll.

11:16 Koalicioni “Bashkë Fitojmë” rrëzon nga froni kandidatin socialist në Fushë-Arrëz

Fran Tuci, i cili kërkonte një mandat të tretë për Partinë Socialiste në Fushë Arrëz ka humbur përballë Hil Currit nga koalicioni Bashkë Fitojmë.

11:15 Mirdita i “jep duart” PS-së, e merr “Bashkë Fitojmë”, sa ishte diferenca e votave

Është mbyllur votimi në Mirditë, ku kandidati i “Bashkë Fitojmë”, Albert Mëlyshi ka siguruar 55.19% të votave kundrejt kandidatit socialist Ndrec Dedaj me 44.81% të votave.

10:55 Mbyllet numërimi në Klos dhe Bulqizë, PS fiton garën, kush kryeson në Dibër dhe Mat (Rezultatet)

Numërimi i votave ka përfunduar në bashkinë e Klosit ku fitues është zgjedhur kandidatja socialiste Valbona Kola me 56.07% të votave kundrejt kandidatit të “Bashkë Fitojmë”, Bedri Hoxha me 43.93% të votave.

10:46 PS mban bashkinë Lushnje, diferenca mes kandidatëve

Partia Socialiste ka siguruar fitoren në Lushnje me kandidaten Eriselda Sefa e cila ka marrë mandatin për herë të parë si kryebashkiake.

10:43 Tronditen demokratët, PS thyen bastionet historike të PD! Situata nga jugu në veri

Partia Socialiste po shkon drejt fitores në pjesën dërrmuese të bashkive në Shqipëri. Nga ana tjetër demokratët duket se po humbasin edhe bastionet historike.

10:17 Memaliaj merret nga “Bashkë Fitojmë”, në Këlcyrë Alibeaj i prish punë Berishës (Rezultatet)

Bashkinë Memaliaj e ka fituar opozita ndërsa Këlcyrën socialistët, të “ndihmuar” dhe nga PD zyrtare.

10:14 U burgos dy ditë para zgjedhjeve, Fredi Beleri rrëmben fitoren në bashkinë Himarë

Fredi Beleri, kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ në Himarë ka fituar përballë kandidatit të PS Jorgo Goro.

9:54 SHIFRAT- Shkodra, bastioni historik i demokratëve “sundohet” nga PS, thellohet rezultati edhe në Tiranë

Shkodra dhe Tirana dy bashkitë e mëdha ku lufta duket se është më e ashpër po kryesohen nga PS.

9:40 Tensionohet situata në Himarë, Fredi Beleri përmbys rezultatin në kutitë e fundit

Tensionohet situata në Himarë. Kandidati i koaliconit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Himarës, Fredi Beleri, ka përmbysur rezultatin në kutitë e fundit që janë në numërim.

9:30 Numërohen shumica e votave, kush kryeson në Sarandë

32 nga 52 kuti janë numëruar deri më tani në Sarandë, ndërsa vijon ende numërimi i votave.

9:23 “Vuloset” rezultati në Rrogozhinë, kush kandidat e fiton

Ka mbaruar gjithçka në Rrogozhinë. Ka fituar kandidati i Partisë Socialiste, Edison Memolla me vetëm 23 vota diferencë me kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Shkëlqim Hoxha.

9:15 Mbyllet numërimi në Bashkinë e Peqinit, PS fiton garën

Është mbyllur numërimi i votave në Bashkinë e Peqinit.

9:08 Diferencë e ngushtë votash në Rrogozhinë mes kandidatit socialist dhe rivalit të “Bashkë Fitojmë”

48 nga 55 kuti votimi janë numëruar në Rrogozhinë, ku momentalisht kryeson kandidati socialist, Edison Molla me 10 vota më shumë ndaj rivalit të tij, kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Shkëlqim Hoxha. 

8:58 Beteja për Elbasanin, socialistët fitore të thellë edhe në këshillin bashkiak

Një diferencë e thellë në rezultate vihet re dhe në këshillin bashkiak në Elbasan, ku PS ka marrë 28 mandate, “Bashkë Fitojmë” 13 mandate, PD e Alibeajt 7 mandate, PDIU 1 mandat.

8:56 Kandidatët pinë kafe bashkë ditën e zgjedhjeve, dalin rezultatet për Bashkinë Roskovec

Majlinda Bufi ka fituar një tjetër mandat në drejtimin e bashkisë Roskovec. Ajo ka fituar përballë kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” Erdit Harizaj me diferencë prej 579 votash.

8:42 Isai apo Lumani, kush kryeson në Kolonjë

Sipas rezultateve të deritanishme, socialisti Erion Isai, i cili kandidon për një mandat të dytë, kryeson garën me 3491 vota.

8:36 Tropoja me surpriza, kush kryeson në Kukës dhe Has

Në Bashkinë Kukës është kandidati socialit Safet Gjici që vijon të udhëheqë teksa janë numëruar 16 nga 73 kuti. 

8:22 Tepelena mbyll numërimin, Tërmet Peçi i PS mund bindshëm kundërshtarët

Ka përfunduar procesi i numërimit edhe në Tepelenë, ku ka fituar bindshëm Tërmet Peçi i PS-së.

8:20 Gara në Finiq, PD dhe BF “kokë më kokë”, i parakalon partia e tretë në garë

Finiqi vijon numërimin e votave. Ndonëse kishte shpresë për PD zyrtare, deri tani me vota kryeson Partia e Minoritetit grek.

7:48 307 kuti të numëruara, kush kryeson në Tiranë

Deri më tani garën e kryeson bindshëm kandidati socialist Erion Veliaj ndaj kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Belind Këlliçi.

7:31 Vijon numërimi në Shkodër, Benet Beci vazhdon të kryesojë garën

Në Shkodër nga numërimi i 70 kutive nga 247, Benet Beci po fiton me rreth 3300 vota ndaj Bardh Spahisë së Partisë Demokratike.

7:16 Përfundon numërimi i votave, PS fiton bashkinë e Këlcyrës

Në Këlcyrë ka përfunduar numërimi i votave dhe fitues është shpallur Klement Ndoni.

7:10 Zgjedhjet/ PS siguron deri tani 7 bashki në rang vendi

Deri më tani Partia Socialiste ka arritur të sigurojë 7 bashki, ndërsa “Bashkë Fitojmë vetëm një bashki, atë të Pukës.

7:01 Përfundon numërimi në Pukë, “Bashkë Fitojmë” merr bashkinë e parë

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në Bashkinë e Pukës. Pasi janë numëruar votat në 20 qendrat e votimit, koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka triumfuar duke  marrë kështu zyrtarisht bashkinë e parë.

/Gazeta Express