Në kuadër të operacionit të SPAK, pas shkëmbimit të informacionit mes policisë shqiptare dhe asaj belge është bërë i mundur arrestimi i Leonard Dukës.
Ndaj tij ka masë sigurimi nga SPAK. Mësohet se Duka ka kërkuar azil në Belgjikë por pritet që kërkesa e tij të refuzohet dhe të ekstradohet në vendin tonë.
Kush është Leonard Duka
Leonard Duka njihet si kreu i ‘Klanit Duka’, grupi kriminal që ka pasur një konflikt të vazhdueshëm me grupin e Ervis Martinajt. Emri i Dukës është shumë i njohur për drejtësinë, por edhe për publikun shqiptar.
Ai është arrestuar në vitin 2019 nga një super operacion për luftën kundër trafikut të drogës. Ai ka qenë në kërkim edhe një atentat të dështuar më parë.
Grupi ‘Duka’ ka qenë i skeduar si grup i strukturuar i trafikut të drogës Shqipëri-Gjermani.