Drejt mandatit të dytë në Bashkinë e Durrësit, Emiriana Sako: E prisnim fitoren - Gazeta Express
string(77) "drejt-mandatit-te-dyte-ne-bashkine-e-durresit-emiriana-sako-e-prisnim-fitoren"

Shqiperi

Gazeta Express

15/05/2023 18:12

Drejt mandatit të dytë në Bashkinë e Durrësit, Emiriana Sako: E prisnim fitoren

Shqiperi

Gazeta Express

15/05/2023 18:12

Kryebashkiakja e Durrësit, e cila po shkon drejt fitores për një tjetër mandat në krye të kësaj bashkie, ka reaguar gjatë ditës së sotme lidhur me rezultatin e zgjedhjeve të 14 majit.

Përmes një deklarate për mediat, Sako është shprehur se PS e priste fitoren në Durrës, pasi sipas saj, kanë pasur sondazhet e tyre të brendshme që e tregonin këtë gjë.

Lexo Edhe:

Ajo falenderoi qytetarët për mbështetjen ndërsa deklaroi se do të fillojnë nga puna me rindërtimin, projektet transformuese që janë lënë përgjysmë për Durrësin.

“Ne e prisnim fitoren, kishim sondazhet tona. Besimi dhe angazhimi i madh që është bërë për gjithë këtë fushatë, nga të gjitha grupet, nga PS, na bën të vijojmë më tej. Me këtë besim të jashtëzakonshëm kemi shumë punë për të bërë me projekte madhore, transformuese për qytetarët”, u shpreh Sako.

/Gazeta Express