SHIFRAT- Shkodra, bastioni historik i demokratëve “sundohet” nga PS! Thellohet rezultati edhe në Tiranë - Gazeta Express
string(98) "shifrat-shkodra-bastioni-historik-i-demokrateve-sundohet-nga-ps-thellohet-rezultati-edhe-ne-tirane"

Shqiperi

Gazeta Express

15/05/2023 9:54

SHIFRAT- Shkodra, bastioni historik i demokratëve “sundohet” nga PS! Thellohet rezultati edhe në Tiranë

Shqiperi

Gazeta Express

15/05/2023 9:54

384 qendra votimi janë numëruar deri më tani në Tiranë nga 941 që janë në total.

Garën e kryeson kandidati i PS, Erion Veliaj i cili po shkon drejt fitores me 53.02% të votave. Sakaq, kandidati i koalicionit “BF”, Belind Këlliçi ndjek në vendin e dytë me 35.96%.

Lexo Edhe:

Më tej kandidatët e partive të tjera, më konkretisht Arlind Qori i Lëvizjes Bashkë ka marrë deri tani 4.96 % të votave. Roland Bejko i PD-së me 4.40%. Nga ana tjetër Lajla Përnaska e PDIU me 0.78 %, ndërsa Marko Dajti i Frontit të Majtë ka 0.88%.

Në Shkodër nga 247 kuti në total, vetëm 124 janë numëruar deri më tani.

Garën e kryeson kandidati socialist Benet Beci me 16 829 vota kundrejt kandidatit të”Bashkë Fitojmë”, Bardh Spahisë me 11131 vota.

Mund të themi që rezultati i zgjedhjeve deri më tani në këtë qytet kanë qenë surprizë, pasi prej 30 vitesh votohet për Partinë Demokratike.


/Gazeta Express