Pas shembjes së mureve, vazhdon të qëndrojë ende e mbyllur shkolla fillore ‘Ismail Qemali’ në Mitrovicë - Gazeta Express
string(100) "pas-shembjes-se-mureve-vazhdon-te-qendroje-ende-e-mbyllur-shkolla-fillore-ismail-qemali-ne-mitrovice"

Lajme

Gazeta Express

18/05/2024 23:04

Pas shembjes së mureve, vazhdon të qëndrojë ende e mbyllur shkolla fillore ‘Ismail Qemali’ në Mitrovicë

Lajme

Gazeta Express

18/05/2024 23:04

Tash e disa muaj dyert në shkollën “Ismail Qemali” në Mitrovicë vazhdojnë të qëndrojnë të mbyllura.

Oborri i shkollës po vazhdon të jetë i zbrazët.

Lexo Edhe:

E trotuaret jashtë oborrit po shfrytëzohen si parking nga veturat.

Por se kur do të kthehen nxënësit në këtë shkollë, tregoj Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Mitrovicës, Drita Kadriu.

“Sa i përket shkollës “Ismail Qemali” ne jemi në pritje të raportit nga ekspertët e jashtëm të angazhuar nga Ministria e Arsimit dhe varësisht nga raporti ne do të veprojmë posa ta marrim këtë raport”.

Por nxënësit e kësaj shkolle, mësimet po i vijojnë në një shkollë tjetër në Mitrovicë, edhe pse jo me orar të plotë.

“ËNxënësit e shkollës “Ismail Qemali” në bashkëpunim të plotë me këshillin e prindërve dhe këshillin e arsimtarëve të shkollës por edhe me këshillin e arsimtarëve dhe të prindërve të shkollës së mesme të mjekësisë “Xheladin Deda” e vijojnë mësimin në objektin e shkollës Xheladin Deda”. Kuptohet orari është i shkurtër, nuk janë orët e plota 45 minuta por mësimi është duke u organizuar në kushtet në të cilat tanimë janë të njohura”, tha drejtoresha e Arsimit, Drita Kadriu.

Shkolla “Ismail Qemali” në Mitrovicë ka 5 vite që është ndërtuar.

Para disa muajsh, televizioni ishte i pranishëm në këtë shkollë, ku edhe raportoi për shembjen e mureve të objektit.