PS shpall fitoren në Malësinë e Madhe, Tonin Marinaj: Malësorët dinë ku ta çojnë votën - Gazeta Express
string(84) "ps-shpall-fitoren-ne-malesine-e-madhe-tonin-marinaj-malesoret-dine-ku-ta-cojne-voten"

Shqiperi

Gazeta Express

15/05/2023 19:47

PS shpall fitoren në Malësinë e Madhe, Tonin Marinaj: Malësorët dinë ku ta çojnë votën

Shqiperi

Gazeta Express

15/05/2023 19:47

Partia Socialiste shpalli fitoren këtë të hënë edhe në Malësinë e Madhe.

Kandidati i saj, Tonin Marinaj në një fjalë që mbajti në selinë e Partisë Socialiste u shpreh se Malësia e Madhe ka shërbyer që të shpërndajë vizionin e qeverisë edhe tek qytetarët e Shkodrës dhe Vaut të Dejës.

Lexo Edhe:

Ky është mandati i tretë për Marinaj në krye të bashkisë së Malësisë së Madhe.

“Pikë së pari unë ndihem tërësisht i gëzuar që Benet Beci shpallet me një rezultat spektakolar fitues në Shkodër. Njëkohësisht edhe Kristjanin në Vaun e Dejës. Unë jam për të tretën herë fitues, me këtë mandat bëhen 12 vite që jam kryetar i Bashkisë së Malësisë së Madhe. Mendoj që një shembull ka qenë Malësia e Madhe nëpërmjet vizionit të qeverisë që t’u shpërndahet kjo frymë që qytetarët e Shkodrës dhe Vaut të Dejës të kthjellohet dhe të shkojnë aty ku duhet, tek kandidatët e Partisë Socialiste. Dua të falenderoj kryeministrin që më ka besuar për herë të tretë”, u shpreh Marinaj.

Marinaj falenderoj qytetarët për besimin teksa tha se malësorët janë të zgjuar, e kuptojnë në çdo rast se ku duan ta çojnë votën.

“Së fundmi dua të falenderoj të gjithë malësorët që na mbështetën, na besuan dhe kuptohet që malësorët janë të zgjuar, e kuptojnë në çdo rast se ku duan ta çojnë votën dhe jam i bindur që Shkodra, Malësia e Madhe dhe Vau i Dejës do të jenë shumë gjatë pjesë e Partisë Socialiste”, tha më tej Marinaj