Beteja për Elbasanin, socialistët fitore të thellë edhe në këshillin bashkiak - Gazeta Express
string(76) "beteja-per-elbasanin-socialistet-fitore-te-thelle-edhe-ne-keshillin-bashkiak"

Shqiperi

Gazeta Express

15/05/2023 8:58

Beteja për Elbasanin, socialistët fitore të thellë edhe në këshillin bashkiak

Shqiperi

Gazeta Express

15/05/2023 8:58

Në Elbasa fitues u shpall kandidati socialist Gledian Llatja me afërsisht 56% të votave kundrejt 44% të votave që mori rivali i tij politik Luciano Boçi.

Një diferencë e thellë në rezultate vihet re dhe në këshillin bashkiak, ku PS ka marrë 28 mandate, “Bashkë Fitojmë” 13 mandate, PD e Alibeajt 7 mandate, PDIU 1 mandat.

Lexo Edhe:

Ka përfunduar procesi i numërimit dhe në Librazhd, Mariglen Visha i PS ka arritur të grumbullojë 10363  vota ose 74.4%, ndërkohë që kandidati i koalicionit opozitar ka marrë 25.6% të totalit të votave.

Në Cërrik  ka siguruar fitoren Andi Salla i Partisë Socialiste. Në Gramsh, ka marrë shumicën e votave Besim Ajazi i mazhorancës e po ashtu fitorja e socialistëve është siguruar edhe në Përrenjas. Në Belsh, deri më tani në avantazh është kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

/Gazeta Express