Gjykata urdhëron paraburgimin për të dyshuarin për atentatin ndaj Robert Ficos - Gazeta Express
string(78) "gjykata-urdheron-paraburgimin-per-te-dyshuarin-per-atentatin-ndaj-robert-ficos"

Lajme

Gazeta Express

18/05/2024 23:22

Gjykata urdhëron paraburgimin për të dyshuarin për atentatin ndaj Robert Ficos

Lajme

Gazeta Express

18/05/2024 23:22

ersoni i akuzuar për atentat ndaj kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico, u urdhërua të qëndronte pas hekurave.

Bëhet e ditur se Gjykata Speciale Penale e Sllovakisë ka urdhëruar ndalimin e të dyshuarit pasi prokurorët thanë se kishin frikë se ai mund të ikte ose të kryente krime të tjera nëse lirohet.

Lexo Edhe:

I dyshuari qëlloi pesë herë Ficon përpara se ai të përplasej në tokë dhe të arrestohej nga policia, shkruan euronews, përcjell Telegrafi.

Edhe pse prokuroria tha që i dyshuari të mos identifikohej publikisht, raportet e mediave thonë se ai është një poet 71 vjeçar i cili nuk i përket asnjë grupi politik, megjithëse vetë sulmi thuhet të ketë qenë me motive politike.

Ndërkohë, kryeministri sllovak ende mbetet në gjendje të rëndë.

Siç raportohet, policia ka sekuestruar edhe kompjuterin dhe disa dokumente të të dyshuarit. Meqë ajo ka qëndruar kryesisht e heshtur për rastin, ende nuk dihet se si i dyshuari ka arritur të posedojë një armë zjarri.

Kjo pasi Sllovakia ka rregulla strikte për armët dhe pronarët e tyre duhet të kenë një arsye të fortë për të zotëruar një të tillë.

Si pasojë, ajo i ka një nga normat më të ulëta të posedimit të armëve në Evropë, me një normë posedimi prej 6.5 për 100 persona.