Mbyllet numërimi në Klos dhe Bulqizë, PS fiton garën, kush kryeson në Dibër dhe Mat (Rezultatet) - Gazeta Express
string(92) "mbyllet-numerimi-ne-klos-dhe-bulqize-ps-fiton-garen-kush-kryeson-ne-diber-dhe-mat-rezultatet"

Shqiperi

Gazeta Express

15/05/2023 10:55

Mbyllet numërimi në Klos dhe Bulqizë, PS fiton garën, kush kryeson në Dibër dhe Mat (Rezultatet)

Shqiperi

Gazeta Express

15/05/2023 10:55

Numërimi i votave ka përfunduar në bashkinë e Klosit ku fitues është zgjedhur kandidatja socialiste Valbona Kola me 56.07% të votave kundrejt kandidatit të “Bashkë Fitojmë”, Bedri Hoxha me 43.93% të votave.

Gjithashtu edhe në Bulqizë ka përfunduar numërimi ku shumicën e votave e ka siguruar kandidatja socialiste Festime Mjeshtri me 60.27% kundrejt kandidatit demokrat Defrim Fiku me 39.73% të votave.

Lexo Edhe:

Ndërkohë në Dibër vijon ende numërimi i votave, ku kandidati socialist Rrahim Spahiu kryeson garën me 68.67% të votave, i ndjekur ka kandidati i “Bashkë Fitojmë” Ismail Uka me 25.75% dhe kandidati i PD me 5.57%.

Në Mat ka ngelur ende një kuti pa numëruar, por fitues rezulton kandidati socialist Agron Malaj me 66.11% të votave kundrejt kandidatit Skënder Gjuci me 33.89% të votave.

/Gazeta Express