Në Bashkinë Kukës është kandidati socialit Safet Gjici që vijon të udhëheqë teksa janë numëruar 16 nga 73 kuti. Ai ka marrë deri më tani 51% të votave përkundrejt 41% të rivalit të tij kryesor Admir Sinamatit të ‘Bashkë Fitojmë’. Në këtë bashki garon edhe Abedin Oruçi i PEISH, i cili ka marrë 7.74%.
Në Tropojë, PS po shkon drejt fitores, ku kanë mbetur dhe 8 kuti për tu numëruar.
Në rezultatet e fundit në faqen e KQZ, rezulton se deri më tani kandidati i PS, Rexhë Byberi ka arritur të sigurojë 3853 vota, ndëesa Besnik Dushaj i koalicionit “Bashkë Fitojmë” ka siguruar 3574 vota.
Në Bashkinë e Hasit është kandidati i Bashkë Fitojmë Miftar Dauti që merr fitoren me 4400 të votave përballë kandidatit socialist Beqir Mulaj, i cili ka marrë 3488 të votave.
/Gazeta Express