Në mbrëmjen gjysmëfinale, prezantuesi i “Big Brother VIP Albania”, Ledion Liço, ka bërë zbulimin e madh të finalistëve për edicionin e tretë të spektaklit.
Ledioni informoi publikun dhe banorët se këtë vit do të jenë jo katër, por pesë finalistë që do të garojnë për titullin e fituesit të BBVA.
Ndërsa adhuruesit e spektaklit prisnin me padurim, Ledioni njoftoi se tre prej të nominuarve të javës – Heidi, Meritoni, Egla dhe Françeska – do të kenë mundësinë të bashkohen me dy finalistët që tashmë kanë siguruar një vend në finale, Juli dhe Romeo.