PS triumfon në 5 bashki në qarkun Vlorë - Gazeta Express
string(39) "ps-triumfon-ne-5-bashki-ne-qarkun-vlore"

Shqiperi

Gazeta Express

15/05/2023 13:58

PS triumfon në 5 bashki në qarkun Vlorë

Shqiperi

Gazeta Express

15/05/2023 13:58

Ka përfunduar numërimi në bashkinë e Vlorës.

Ermal Dredha ka fituar me një përqindje shumë të lartë me mbi 70.55 %, kundrejt rivalit të tij të ‘BF’ Hysni Sharra, i cili ka marrë vetëm 29.45%.

Lexo Edhe:

Në bashkinë e Himarës ka fituar Fredi Beleri, i koalicionit Bashkë Fitojmë. Fredi Beleri fitoi me 19 vota më shumë kundrejt kandidatit socialist Jorgo Goro.

Në Selenicë janë numëruar kutitë dhe ka fituar kandidati i PS-së Nertil Ballaj ka fituar 59.01 % dhe kandidati i BF Leonard Rakipaj ka marrë 40.99 %.

Në Sarandë ka përfunduar numërimi dhe fitues është shpallur kandidati i PS-së Oltion Çaçi me 52.46 %. Ardit Çikuli i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ ka fituar 33.28 % të votave. Kandidati i Pavarur Gjergji Mërkuri ka marrë 1480 dhe PD me kandidat Skënder Muço, ka marrë 669 vota.

Në Bashkinë Finiq janë numëruar 43 nga 50 kuti dhe kjo është e vetmja bashki ku deri më tani kryeson një kandidat i një force tjetër politike përveç PS dhe BF. Romeo Çakuli i partisë minoritare MEGA me 38.55 % është i pari, i ndjekur nga kandidati i BF Leonidha Hristo me 32.31 % Ndërsa kandidati i Partisë Demokratike Leonidha Papa merr 29.14 % të votave.  

Në Bashkinë Delvinë ka mbaruar numërimi dhe fitues është shpallur kandidati i mazhorancës Besmir Veli me 63.64 %, përballë kandidatit të BF Ilir Mehmeti me 36.36 %.

Në Bashkinë e Konispolit është shpallur fitues Orges Dule me 54.67 % përballë kandidatit të Bashkë Fitojmë Fatmir Shero me 45.33 %.

/Gazeta Express