Erion Veliaj 40 mijë vota më shumë se Këlliçi, Tirana nuk ikën nga harta e PS - Gazeta Express
string(76) "erion-veliaj-40-mije-vota-me-shume-se-kellici-tirana-nuk-iken-nga-harta-e-ps"

Shqiperi

Gazeta Express

15/05/2023 16:33

Erion Veliaj 40 mijë vota më shumë se Këlliçi, Tirana nuk ikën nga harta e PS

Shqiperi

Gazeta Express

15/05/2023 16:33

Në Bashkinë Tiranë nga 941 qendra votimi në total, deri më tani janë numëruar 384 prej tyre. Kandidati i PS, Erion Veliaj po shkon drejt fitores i sigurt me 54.49% (118218 vota).

Sakaq, kandidati i koalicionit “BF”, Belind Këlliçi ndjek në vendin e dytë me 34.78% (75235), pra rreth 30 mijë vota diferencë. Më tej kandidatët e partive të tjera, më konkretisht Arlind Qori i Lëvizjes Bashkë ka marrë deri tani 4.76% të votave.

Lexo Edhe:

Roland Bejko i PD-së me 4.2%. Nga ana tjetër Lajla Përnaska e PDIU me 0.75%, ndërsa Marko Dajti i Frontit të Majtë ka 0.94%.

Partia Socialiste ka fituar thellë në Kamëz, me Rakip Sulin që ka marrë 60.36 përqind të votave, ndërkohë që kandidati I Berishës ka marrë vetëm 35.32 % të votave. Kandidati i PD Bilbil Bajraktari ka marrë vetëm 4.3%.

Edhe në Vorë socialistët kanë marrë një rezultat spektakolar. Janë numëruar 44 nga 44 kuti dhe Blerim Shera ka marrë 73.5 %të votave ndërsa Indrit Hoxha vetëm 26.5 përqind.

/Gazeta Express