Europa "zbret" në Tiranë, çfarë u diskutua në samitin BE-BP, zbardhen përfundimet - Gazeta Express
string(77) "europa-zbret-ne-tirane-cfare-u-diskutua-ne-samitin-be-bp-zbardhen-perfundimet"

Shqiperi

Gazeta Express

06/12/2022 13:30

Europa “zbret” në Tiranë, çfarë u diskutua në samitin BE-BP, zbardhen përfundimet

Shqiperi

Gazeta Express

06/12/2022 13:30

Samiti, Bashkimi Europian-Ballkani Perëndimor që u zhvillua për herë të parë ka kthyer Tiranën në kryeqytet europian për 24 orë.

Liderët europianë u pritën në sheshin “Italia” nga kryeministri Edi Rama dhe më pas secili prej tyre ka dhënë një deklaratë për shtyp.

Lexo Edhe:

Presidenti i Këshillit Europian, Chales Michel dhe Presidentja e Komisionit Europian thanë së BE është e paplotë pa Ballkanin.

Marrëveshja e parë që u firmos ishte Roaming e cila i hap rrugë nisjes së procesit për heqjen e tarifës roaming mes vendeve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor.

Ngjarja historike u zhvillua në kushte të rrepta sigurie. Ndërkohë opozita gjithashtu zhvilloi protestën para Kryeministrisë, ku dhe u shënua dhe një incident, pasi kreu i PD-së u godit me grusht nga një protestues.

Zhvillimet e samitit

17:06 Rama nuk flet për sulmin ndaj Berishës para liderëve të BE: E kam dhënë përgjigjen time

Ai tha se i qëndron deklaratës që ka bërë për mediat dhe se nuk ka asgjë për të shtuar.

“Përgjigjen time të qartë e kam dhënë prej një ore, nuk kam asgjë për ti shtuar. Është në faqen e internetit të qeverisë.”, tha Rama.

16:48 Deklarata e përbashkët BE-Ballkani Perëndimor, zbardhen përfundimet e samitit në Tiranë

Samiti i BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë është mbyllur dhe në fund janë nxjerrë disa përfundime.

16:42 Samiti, Von der Leyen: 1 mld euro mbështetje për energjinë

Von der Leyen preku sektorin e energjisë si një ndër temat më të rëndësishmeqë u diskutuan në takimin e liderëve europianë. Për këtë tha se KE-ja ka një paketë prej 1 miliard Euro mbështetje për Ballkanin që është e ndarë në dy pjesë.

16:30 Samiti BE-BP në Tiranë, Rama jep lajmin e mirë për studentët

Rama i njoftoi të rinjtë se tashmë universitetet jo vetëm që do të jenë në Erasmus Plus por do përfshihen në aleancën europiane. Studentët tanë mund të studiojnë në çdo universitet në mënyrë dixhitale, univeritetet tona do lidhin aleanca.

16:26 “Samiti, gur themeli për rrugëtimin tonë drejt Evropës”, Rama: Shtëpia i përket Zotit dhe mikut

Në fund të samitit të BE-Ballkani Perëndimor që u zhvillua sot për herë të parë në Shqipëri, kryeministri Edi Rama gjatë konferencës për shtyp theksoi se është vlerësim për vendin tonë dhe rolin e tij në rajon.

16:17 Michel nga samiti: E ardhmja e fëmijëve, më e sigurt me Ballkanin Perëndimor brenda BE-së

Presidenti i Këshillit Europian, tha se me samitin e sotëm u shkruajt historia sepse u zhvillua për herë të parë në Ballkanin Perëndimor. Duke folur për të ardhmen, ai theksoi se ajo është më e sigurtë me Ballkanin Perëndimor brenda BE-së.

13:32 Marrëveshja për Roaming, Varhelyi- Balluku: Mundësi për zhvillim social dhe ekonomik

Komisioneri Evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Várhelyi është shprehur mjaft i kënaqur nga nënshkrimi i marrëveshjes për tarifat Roaming mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

13:31 VIDEO/ Koncert me valle popullore në samitin e BE, liderët europianë shijojnë traditën shqiptare

Qeveria ka organizuar një koncert në nder të liderëve europianë, për t’i njohur ata me traditën shqiptare.

12:23 FOTO- Pritja në samit, Rama i ulet në gjunjë kryeministrit të Luksemburgut

Kryeministri Edi Rama ka pritur ndryshe kryeministrin e Luksemburgut, Xavier Bettel në samitin BE-Ballkani Perëndimor që po mbahet në Tiranë. Në foto shihet se Rama është ulur në gjunjë kur ka ardhur Bettel.

11:38- Dialogu Kosovë-Serbi, Rama: Ballkani ka energji tjetër, këtu “rock & roll”, në Bruksel vetëm simfoni

Pasi priti liderët e BE dhe Ballkanit Perëndimor kryeministri Edi Rama Kryeministri foli për mediet nga samiti që po mbahet në Tiranë. I pyetur për dialogun Kosovë Serbi Rama tha se shpreson që të arrijnë të gjejnë një marrëveshje përfundimtare në Samitin e Tiranës mes Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor, por me shumë mundësi këtu nuk do të ndodhë.

11:24- Motorët e BE’së, Scholz e Macron arrijnë në Tiranë – presidenti francez s’flet për Kosovën

Në Samitin BE-Ballkani Perëndimor që po mbahet në Tiranë kanë arritur edhe dy udhëheqësit europianë, kancelari gjerman Olaf Scholz dhe presidenti francez Emmanuel Macron.

11:23 “Kemi përgjegjësi të mëdha ndaj Ballkanit”, Meloni: Mund të mbështeteni te Italia

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni ka mbërritur në samitin e Bashkimit Europian me Ballkanin Perëndimor.

11:20- Presidenti francez për herë të parë në Tiranë: Të ketë solidaritet për energjinë mes BE-së dhe Ballkanit

Samiti i BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë shënon një ngjarje historike. Për herë të parë në Tiranë vjen presidenti francez Emanuel Macron.

11:19-“Siguria e Evropës është sfiduar nga Rusia”, Marin: Çfarë do diskutojmë në samit

Kryeministrja e Finlandës, Sanna Marin mbërriti në Tiranë për samitin BE-Ballkani Perëndimor.

10:58 Vuçiq ndan foto me Ramën nga samiti: Bisedime me mikun tim për Open Balkan

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq ka ndarë foto me kryeministrin Edi Rama nga punimet e samitit BE-Ballkani Perëndimor ndërsa shkruan se po bisedojnë biseduar për Open Balkan dhe nisma të tjera të përbashkëta mes dy vendeve. 

10:38 Samiti, Mitsotakis optimist për “Detin”: Do gjejmë zgjidhje me qeverinë shqiptare

Kryeministri grek, Kiriakos Mitsotaqis, i pranishëm në samitin e BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë është shprehur optimist në lidhje me çështjen e detit duke theksuar se Shqipëria dhe Greqia do ta gjejnë një zgjidhje.

10:35 Vuçiq shfaqet hundë e buzë krah Ramës, çfarë biseduan “kokë më kokë” para samitit?

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq ndonëse fillimisht tha se nuk do të vinte në samitin e BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë, rrugës ndryshoi mendje. Dje u shpreh se do të vinte në samit pasi në të kundërt Serbia do të humbiste shumë.

10:09 – Samiti i BE në Tiranë, firmoset marrëveshja për “Roaming”

Në samitin e BE në Tiranë është nënshkruar marrëveshja e tarifave roamning mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Europian.

10:06 Osmani: Vuçiç produkt i një mendësie që ka ekzistuar në vitet ’90 që çoi në vrasjen e 150 mijë civilëve

Përmes një deklarate për mediat, Osmani është shprehur se Presidenti i Kosovës, Vuçiç është një produkt i një mendësie të vjetër që çoi në vrasjen e 150 mijë civilëve.

9:56 Charles Michel: E ardhmja e Europës, më e sigurt me Ballkanin Perëndimor në BE

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel u shpreh se samiti i sotëm në Tiranë është një shenjë e afërsisë së Europës me rajonin.

9:53- “Do flasim për dialogun me Kosovën”, Vuçiq në samit: Integriteti territorial i Serbisë është shkelur

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq, ka mbërritur në samitin e BE- Ballkani Perëndimor në Tiranë, ku do të marrin pjesë 27 liderë europianë.

9:43- Vuçiq mbërrin në Tiranë, e thotë hapur në samitin e BE: Jemi pranë Rusisë

Presidenti serb Aleksandër Vuçiq ka mbërritur në samitin e BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë ku është pritur nga kryeministri Edi Rama. Në smaitin ku bëhen bashkë 27 liderë europianë presidenti i Serbisë tha hapur se Serbia është pranë Rusisë dhe kjo sipas rtij nuk është arsye për ta kritikuar.

9:35- Dialog me Serbinë në Tiranë? – Vjosa Osmani: Nuk është këtu vendi, në fund të vitit paraqesim aplikimin për në BE

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka mbërritur në Tiranë në kuadër të Samitit BE-Ballkani Perëndimor.

 9:32- Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë, mbërrijnë liderët e parë, priten nga Rama

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në sheshin ‘Italia’ dhe është në pritje të liderëve që do të vijnë. Të parët që kanë mbërritur kanë qenë Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski dhe komisioneri i BE Oliver Varhelyi.

/Gazeta Express