Osmani: Vuçiç produkt i një mendësie që ka ekzistuar në vitet ’90 që çoi në vrasjen e 150 mijë civilëve - Gazeta Express
string(101) "osmani-vucic-produkt-i-nje-mendesie-qe-ka-ekzistuar-ne-vitet-90-qe-coi-ne-vrasjen-e-150-mije-civileve"

Shqiperi

Gazeta Express

06/12/2022 10:06

Osmani: Vuçiç produkt i një mendësie që ka ekzistuar në vitet ’90 që çoi në vrasjen e 150 mijë civilëve

Shqiperi

Gazeta Express

06/12/2022 10:06

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka mbërritur për samitin BE-Ballkani Perëndimor që mbahet sot në Tiranë.

Përmes një deklarate për mediat, Osmani është shprehur se Presidenti i Kosovës, Vuçiç është një produkt i një mendësie të vjetër që çoi në vrasjen e 150 mijë civilëve.

Lexo Edhe:

Ndërkohë gjatë fjalës së saj, Osmani theksoi se “Kosova po tregon të kundërtën e asaj që po tregon Vuçiç, po shtrin dorën e bashkëpunimit dhe pse ata nuk kanë kërkuar falje për krimet që kanë kryer” dhe beson që dialogu është e vetmja mënyrë për të ecur përpara.

Vjosa Osmani: Për fat të keq, Vuçiç është produkt i një vazhdimësie e një mendësie që ka ekzistuar në vitet 90-të dhe është kjo mendësi që çoi në luftën e shkatërrimin dhe në vrasjen e 150 mijë civilëve, një mendësi që duhet hedhur poshtë nga të gjithë. Le të presim që siguria të kryejë punën e saj dhe ajo çfarë po tregon Kosova këto ditë, është e kundërta e asaj që tregon Vuçiç, po shtrijmë dorën e bashkëpunimit  edhe pse ata kurrë nuk kanë kërkuar falje për krimet që kanë kryer dhe besojmë që dialgou që udhëhiqet nga BE dhe mbështetet nga SHBA është e vetmja mënyrë për të ecur përpara e përqendruar tek njohja e ndërsjelltë.

/Gazeta Express