Samiti, Mitsotakis optimist për "Detin": Do gjejmë zgjidhje me qeverinë shqiptare - Gazeta Express
string(77) "samiti-mitsotakis-optimist-per-detin-do-gjejme-zgjidhje-me-qeverine-shqiptare"

Samiti, Mitsotakis optimist për “Detin”: Do gjejmë zgjidhje me qeverinë shqiptare

Shqiperi

Gazeta Express

06/12/2022 10:38

Kryeministri grek, Kiriakos Mitsotaqis, i pranishëm në samitin e BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë është shprehur optimist në lidhje me çështjen e detit duke theksuar se Shqipëria dhe Greqia do ta gjejnë një zgjidhje.

Do të gjejmë një marrëveshje për firmosjen e një dokumenti që të shkojmë në gjykatën ndërkombëtare. Jam optimist që edhe pala shqiptare do të bëjë pjesën e saj për të gjetur një zgjidhje”, tha ai.

Lexo Edhe:

Në fjalën e tij të shkurtër përpara gazetarëve, Kryeministri Mitsotakis u pyet edhe për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi dhe për dialogun mes tyre. Ai u shpreh se të dyja palët duhet të bëjnë një hap pas.

“Kemi inkurajuar dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës që duhet të zhvillohet në mirëbesim. E kuptojmë kompleksitetin e çështjes, por jemi të vetëdijshëm që kjo çështje të zgjidhet dhe të dyja palët duhet të bëjnë një hap pas. Pa u zgjidhur kjo do jetë e vështirë të bëjmë progresin e nevojshëm”, u shpreh Mitsotakis.

/Gazeta Express