Dialogu Kosovë-Serbi, Rama: Ballkani ka energji tjetër, këtu “rock & roll”, në Bruksel vetëm simfoni - Gazeta Express
string(92) "dialogu-kosove-serbi-rama-ballkani-ka-energji-tjeter-ketu-rock-roll-ne-bruksel-vetem-simfoni"

Dialogu Kosovë-Serbi, Rama: Ballkani ka energji tjetër, këtu “rock & roll”, në Bruksel vetëm simfoni

Shqiperi

Gazeta Express

06/12/2022 11:38

Pasi priti liderët e BE dhe Ballkanit Perëndimor kryeministri Edi Rama Kryeministri foli për mediet nga samiti që po mbahet në Tiranë. I pyetur për dialogun Kosovë Serbi Rama tha se shpreson që të arrijnë të gjejnë një marrëveshje përfundimtare në Samitin e Tiranës mes Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor, por me shumë mundësi këtu nuk do të ndodhë.

“Gjërat janë pak më të vështirë se kaq. Ka një ndryshim shumë të madh, sepse këtu është “rock & roll, në Bruksel është vetëm simfoni. Ka një energji tjetër Ballkani”, tha Rama.

Lexo Edhe:

“Ballkani Perëndimor nuk ka qenë kurrë më mirë në historinë e vet. Dhe shqiptarët, veçanërisht në Shqipëri e Kosovë, nuk kanë qenë më mirë në historinë e tyre”.

Gjatë fjalës së tij, Rama ka deklaruar se samiti që organizohet sot është një sinjal i fortë i BE se ka nevojë për Ballkanin Perëndimor, ashtu si dhe e anasjellta.

Ka qenë diçka që edhe ai me imagjinatën më guximtare nuk do të kishte përfytyruar që do të ndodhte dhe po ndodh. Mendoj se është një sinjal i fortë i vetëdijes së Bashkimit Europian se Bashkimi Europian ka nevojë për Ballkanin Perëndimor po aq sa Ballkani Perëndimor ka nevojë për Bashkimin Europian. Deri dje kishim një mot si në Bashkimin Europian, por nuk mund të ju mirëprismin me atë mot dhe sollëm diellin për ju dhe shpresoj që ta vlerësoni.

Gjatë prononcimit Rama nuk kurseu as batutat me gazetarët.

Ka një ndryshim të madh se këtu është Rock e Roll dhe në Bruskel është simfoni, i patë, të gjithë ishin të lumtur.

/Gazeta Express