Vuçiq mbërrin në Tiranë, e thotë hapur në samitin e BE: Jemi pranë Rusisë - Gazeta Express
string(71) "vuciq-mberrin-ne-tirane-e-thote-hapur-ne-samitin-e-be-jemi-prane-rusise"

Vuçiq mbërrin në Tiranë, e thotë hapur në samitin e BE: Jemi pranë Rusisë

Shqiperi

Gazeta Express

06/12/2022 9:43

Presidenti serb Aleksandër Vuçiq ka mbërritur në samitin e BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë ku është pritur nga kryeministri Edi Rama. Në smaitin ku bëhen bashkë 27 liderë europianë Vuçiq tha hapur se Serbia është pranë Rusisë dhe kjo sipas tij nuk është arsye për ta kritikuar.

“Pas konsultimeve vendosëm të vinim e të diskutonim të gjitha çështjet dhe të kemi mundësi të themi se çfarë mendojmë dhe të mbetemi të përkushtuar ndaj procesit të dialogut dhe të negociatave me BE.

Lexo Edhe:

A keni dëgjuar ndonjë deklaratë optimiste prej meje? Nuk po them se nuk jam por jam vetëm realist. Ne jemi këtu për t’i dëgjuar ata dhe në fund do shpjegoj qëndrimin e Serbisë.

Të lutem ki durim derisa të përfundoj përgjigjen. Është e rëndësishme që të marrim mbështetjen e BE për energjinë… këto janë sinjale të mira shenja të mira për të gjitha vendet tona në Ballkan. Të tjera nga ato që do të dëgjojmë është për strategjinë e Be në të ardhmen dhe kjo ka rëndësi të madhe për ne. Serbia është vend I pavarur ne I dimë vendimet tona. I njohim detyrimet tona.

Po ashtu kemi një situatë ndryshe sa i takon integritetit terriotorial të Serbisë që është shkelur në mënyrë të tmerrshme në 98-99.

Serbia është shumë pranë Rusisë është vend i pavarur  nëse fakti që ne jemi afër me Rusinë është arsye për të kritikuar do të thotë se ske për cfarë ta kritikosh. të e lehtë të ekspozosh çdo lloj akuze falsiteti, lajmesh të rreme, por e vërteta del. Serbia është vend i pavarur, është drejt rrugëtimit të BE. ”

/Gazeta Express