“Kemi përgjegjësi të mëdha ndaj Ballkanit”, Meloni: Mund të mbështeteni te Italia - Gazeta Express
string(77) "kemi-pergjegjesi-te-medha-ndaj-ballkanit-meloni-mund-te-mbeshteteni-te-italia"

Shqiperi

Gazeta Express

06/12/2022 11:23

“Kemi përgjegjësi të mëdha ndaj Ballkanit”, Meloni: Mund të mbështeteni te Italia

Shqiperi

Gazeta Express

06/12/2022 11:23

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni ka mbërritur në samitin e Bashkimit Europian me Ballkanin Perëndimor.

Ajo është pritur nga Edi Rama i cili i ka uruar mirëseardhjen në Shqipëri, ndërsa kanë zhvilluar edhe një bisedë mes tyre.

Lexo Edhe:

Meloni, mbajti edhe një prononcim për gazetarët, duke u shprehur se është e nevojshme që të përshpejtohen procedurat e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian.

Ajo më pas u shpreh se Shqipëria dhe vendet e tjera të Ballkanit kanë mbështetjen e Italisë.

“Kemi në përgjegjësi të madhe për vendet e Ballkanit Perëndimor. Sidomos tani me agresionin  e Rusisë për Ukrainës. Është e rëndësishme të përforcojmë procedurën për anëtarësimin e këtyre vendeve në BE. Sigurinë kibernetike. Çështje të tjera që Italia është e përkushtuar. Do bëjmë maksimumin, për Roaming dhe çështje të tjera. Mund të mbështeteni për këtë tek italian” tha Meloni.