Kryeministrja e Finlandës, Sanna Marin mbërriti në Tiranë për samitin BE-Ballkani Perëndimor.
Në fjalën e saj para mediave u shpreh se do të diskutohen për shumë çështje ndërsa e cilëson të rëndësishme për jetën e qytetarëve marrëveshjen Roaming.
“Do të diskutojmë së bashku për të ardhmen evropiane, sidomos në këto kohë kur mjedisi i sigurisë së Evropës është sfiduar nga Rusia. Është shumë e rëndësishme që të kemi një tryezë të përbashkët rreth së cilës të diskutojmë këto çështje e shumë çështje të tjera kur vjen fjala për energjinë, për zgjerimin e BE-së dhe për çështje të rëndësishme.
Për shembull, jam shumë entuziaste dhe e lumtur për aspektin e marrëveshjes së roaming, që do ulë tarifat, këto janë aspekte që përmirësojë jetët e njerëzve”, theksoi ajo.
Gjithashtu kryeministrja e Estonisë Kaja Kalla ka mbërritur në Tiranë për samitin BE-Ballkani Perëndimor, ku është pritur nga Kryeministri Edi Rama.
Ajo është shprehur se Estonia është mbështetëse e fortë e anëtarësimit në BE të anëtarëve të rinj.
“Jam shumë e kënaqur për këtë Samit, jam shumë e kënaqur që ndodhem këtu në Tiranë për këtë Samit. Presim me padurim diskutimet. Estonia është mbështetëse e fortë e anëtarësimit në BE dhe anëtarët e rinj të bëhen pjesë e BE. I jemi shumë mirënjohës Shqipërisë për punën në Këshillin e Sigurimit dhe në punën për Ukrainën. Kemi një Europë, një botë, na duhet të punojmë për paqen në këtë rajon, faleminderit”, ka thënë Kaja Kalla.
/Gazeta Express