Scholz e Macron arrijnë në Tiranë - presidenti francez refuzon t'i përgjigjet një pyetje për Kosovën - Gazeta Express
string(85) "motoret-e-bese-scholz-e-macron-arrijne-ne-tirane-presidenti-francez-sflet-per-kosoven"

Scholz e Macron arrijnë në Tiranë – presidenti francez refuzon t’i përgjigjet një pyetje për Kosovën

Lajme

Gazeta Express

06/12/2022 11:24

Në Samitin BE-Ballkani Perëndimor që po mbahet në Tiranë kanë arritur edhe dy udhëheqësit europianë, kancelari gjerman Olaf Scholz dhe presidenti francez Emmanuel Macron.

Kancelari gjerman nuk u ndal për deklaratë në media, veçse përshëndeti nikoqirin Edi Rama, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ndërkaq, Macron para mediave ndërkombëtare u prononcua në frëngjisht, derisa për ato rajonale tha se është i lumtur që po merr pjesë në këtë samit meqë “miku im Rama më ka ftuar”.

Duke thënë se mban mot i mirë sot në Tiranë, Macron refuzoi të përgjigjet në disa pyetje që lidheshin me Kosovën.