"Samiti, gur themeli për rrugëtimin tonë drejt Evropës", Rama: Shtëpia i përket Zotit dhe mikut - Gazeta Express
string(90) "samiti-gur-themeli-per-rrugetimin-tone-drejt-evropes-rama-shtepia-i-perket-zotit-dhe-mikut"

“Samiti, gur themeli për rrugëtimin tonë drejt Evropës”, Rama: Shtëpia i përket Zotit dhe mikut

Shqiperi

Gazeta Express

06/12/2022 16:26

Në fund të samitit të BE-Ballkani Perëndimor që u zhvillua sot për herë të parë në Shqipëri, kryeministri Edi Rama gjatë konferencës për shtyp theksoi se është vlerësim për vendin tonë dhe rolin e tij në rajon.

“E shoh si shenjë të jashtëzakonshme të një vetëdijësimi mbi të gjitha që këto ditë Bashkimi Europian ka nevojë për Ballkanin Perëndimor ashtu siç Ballkani Perëndimor ka nevojë për Bashkimin Europian dhe sërish e shoh si vlerësim për vendin tonë, për rolin e tij në rajon, si një faktor i vendosur dhe rezistent i paqes, stabiolitetit dhe bashkëpunimit,” – u shpreh Rama.

Lexo Edhe:

Një falenderim të veçantë pati për Charles Michel dhe Ursula Von der Leyen.

“Nuk më kujtohet të kemi pasur një tjetër president Këshilli apo Komisioni që kanë qenë si Charles dhe Ursula, kaq të vendosur si avokatë të rajonit për të nxitur e për të dhënë shtysë për rajonin e për t’u siguruar që procesi, që ne e dimë është mjaft i vështirë në vetvete, të mos vdesë në agoni,” – u shpreh Rama.

Rama u ndal gjithashtu edhe në marrëveshjen e Roaming që u firmos sot, ndërsa sa citoi edhe kanunin.

Një tjetër çështje e korsive të gjelbra që do të jetë një mundësi e shkëlqyer dhe e re për transportin dhe tregtinë. Po ashtu, një tjetër pikë ku kemi marrë mbështetjen e plotë të udhëheqësve është për të pasur në Shqipëri Kampusin e Kolegjit të Evropës në Bryzh. Është një universitet me reputacion shumë të lartë. Jo më pak është marrëveshja për Roaming-un, qytetarët tanë do të kenë mundësi të kenë tarifa shumë më të ulëta.

Për ta përmbyllur me energjinë, kemi marrë përmes BE mbështetje buxhetore 85 milion euro, por në të njëjtën kohë ka një paketë tjetër për projekte. Rajoni do të jetë i gjithi i përfshirë në këtë drejtim për të ndërtuar më shumë burime energjie dhe për tu distancuar gjithmonë e më shumë nga ndikimi rus.

U thashë që në Kanunin tonë që: “shtëpia e shqiptarit i përket zotit dhe mikut”. Por sot kishim miq që sot konsiderohen Perëndi të BE. Kodi është shumë i qartë që duhet të japësh jetën për mikun. Kështu që ne jemi këtu, larg qoftë, që të japim jetën për mikun.

/Gazeta Express