Marrëveshja për Roaming, Varhelyi- Balluku: Mundësi për zhvillim social dhe ekonomik - Gazeta Express
string(81) "marreveshja-per-roaming-varhelyi-balluku-mundesi-per-zhvillim-social-dhe-ekonomik"

Marrëveshja për Roaming, Varhelyi- Balluku: Mundësi për zhvillim social dhe ekonomik

Shqiperi

Gazeta Express

06/12/2022 13:32

Komisioneri Evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Várhelyi është shprehur mjaft i kënaqur nga nënshkrimi i marrëveshjes për tarifat Roaming mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

Olivér Várhelyi: Jam i lumtur dhe i kënaqur nga ky tranzicion digjital, kjo është një mundësi për të mbështetur zhvillimin social dhe ekonomik. Këtë jemi duke arritur sot, duke bërë telefoninë celulare të arritshme për të gjithë qytetarët. Marrëveshja e sotme shënon një hap të rëndësishëm në këtë hap. Mirëprita nënshkrimin e kësaj marrëveshje mes operatorëve që janë zotuar të ulin tarifat e Roaming. Operatorët janë ato që përbëjnë shumicën e trafikut të telekomunikacionit me BE-së dhe Ballkanin Perëndimor, përmes kësaj marrëveshje do të bëhen shumica dërrmuese.

Lexo Edhe:

Ky zotim që kemi marrë sot është tregues që do të kemi një shtytje të rëndësishme në tregun e telekomunikacionit. Bizneset do të përfitojnë shumë duke çuar para aktivitetet që marrin pjesë sepse që prej hapit të parë, ishte që BP ra dakord që të ulë tarifat e Romaning në BP. Kjo tregoi se do të çojë më tej dhe do të shumëfishohej në raste të veçanta. Kemi vërejtur që edhe thirrjet me jashtë kemi dyfishuar përdorimin e komunikimit zanor tradicional.

Në lidhje me këtë ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku tha se heqja e tarifave roaming është një progres për vendin tonë, pasi një gjë e tillë do të sjellë investime të mëdha telekomunikacioni në rajon.

Balluku: Heqja e tarifave roaming është fushë për investime më të mëdha në fushën e telekomunikacionit në rajon. Marrëveshja u firmos nga operatorët që kanë qenë prezent sot. Do të zgjerohet aksesi në oferta të larmishme.