"Do flasim për dialogun me Kosovën", Vuçiq në samit: Integriteti territorial i Serbisë është shkelur - Gazeta Express
string(96) "do-flasim-per-dialogun-me-kosoven-vuciq-ne-samit-integriteti-territorial-i-serbise-eshte-shkelur"

“Do flasim për dialogun me Kosovën”, Vuçiq në samit: Integriteti territorial i Serbisë është shkelur

Shqiperi

Gazeta Express

06/12/2022 9:53

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq, ka mbërritur në samitin e BE- Ballkani Perëndimor në Tiranë, ku do të marrin pjesë 27 liderë europianë.

Para gazetarëve ai u shpreh se “mbeten të përkushtuar për çështjen e dialogut dhe për negociatat me BE”.

Lexo Edhe:

“Vendosëm të vinim të diskutonim për të gjitha çështjet. Ne mbetemi të përkushtuar për çështjen e dialogut dhe për negociatat me BE. Duhet të mbrojmë interesat tona shtetërore në përputhje me Kushtetutën tonë. A keni dëgjuar ndonjë deklaratë optimiste prej meje. Unë jam realist dhe jam këtu të mësoj nga shumë njerëz , europianët dhe në fund të shpjegoj qëndrimin e Serbisë dhe besoj të marrim lajme të mira. Be kërkon harmonizim më të madh, të lutëm kini durim. Kjo nënkupton që është e rëndësishme të marrim mbështetjen e BE. Këto janë shenja të mira për të gjitha vendet tona. Besoj sot do të dëgjojmë për strategjinë  e BE për të ardhmen. BE ka kërkuar harmonizim të plotë, Serbia është vend i pavarur ne i dimë detyrimet tona. Kemi një situatë ndryshe sa i takon integriteti territorial të serbisë në ’99 dhe do ta Serbia është shumë pranë Rusisë, Serbia është vend i pavarur nëse dikush do të thotë se jemi afër me Rusinë është arsye për të kritikuar dikë kur nuk ke asgjë për të shkruar. Është e lehtë të ekspozosh çdo lloj akuze falsiteti, lajmesh të rreme, por e vërteta del. Serbia është vend i pavarur, është drejt rrugëtimit të BE.”, tha më tej Vuçiqi.

/Gazeta Express