“Vëmendja jonë te përballja me Ramën”, Basha mesazh Berishës: Nuk do të humbim kohë me hijet që mbeten pas - Gazeta Express
string(102) "vemendja-jone-te-perballja-me-ramen-basha-mesazh-berishes-nuk-do-te-humbim-kohe-me-hijet-qe-mbeten-pas"

Shqiperi

Gazeta Express

04/05/2024 14:17

“Vëmendja jonë te përballja me Ramën”, Basha mesazh Berishës: Nuk do të humbim kohë me hijet që mbeten pas

Shqiperi

Gazeta Express

04/05/2024 14:17

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë një takimi me demokratët e degës 3 në Tiranë ka shprehur sërish mbështetjen e tij për SPAK. Sipas Bashës nuk mund të jesh demokrat nëse je kundër Prokurorisë së Posaçme. Ai gjithashtu ka dhënë një mesazh për ish-liderin e PD-së, Sali Berisha i cili ndodhet në arrest shtëpie prej dhjetorit 2023. Basha deklaroi se përballja e tyre është me Ramën dhe se nuk kanë kohë për të humbur me hijet që kanë mbetur pas.

Basha: PD dhe dmokratët përcaktohen nga qëndrimi që kanë ndaj drejtësië, ndaj SPAK. Nuk mund të jesh demokrat dhe të jesh kundër korrupsionit e kundër SPAK. Ndaj SPAK ne kemi qëndrim të prerë, mbështetje pa ksuhte për të vënë para ligjit të gjithë zyrtarët e korruptuar dhe këdo që ka abuzuar me paratë e shqiptarëve. Nuk do të humbasim më kohë me hijet që mbeten pas. Kushdo që ka dhënë një kontribut për këtë parti, sigurisht që i njihet, pavarësisht se çfarë ka bërë, i kanë bërë apo i ka bërë vetes. Nuk kemi kohë. Vëmendja jonë është te përballja me Edi Ramën dhe qeverinë e tij ndaj çdo përpjekje për të na vënë shkopinj nën rrota ne e rezufojmë.

Lexo Edhe: