Ky universitet në Shqipëri ka një program unik Mjekësie, të aplikuar në bashkëpunim me Universitetin e Cambridge - Gazeta Express
string(111) "ky-universitet-ne-shqiperi-ka-nje-program-unik-mjekesie-te-aplikuar-ne-bashkepunim-me-universitetin-e-cambridge"

Shqiperi

Gazeta Express

17/05/2024 22:19

Ky universitet në Shqipëri ka një program unik Mjekësie, të aplikuar në bashkëpunim me Universitetin e Cambridge

Shqiperi

Gazeta Express

17/05/2024 22:19

Universiteti Western Balkans është i vetmi në Shqipëri dhe rajon që ka një program unik Mjekësie, falë metodologjisë së aplikuar në bashkëpunim me Universitetin e Cambridge dhe universitete të tjera perëndimore.

Gjatë një interviste, Prof. Dr. Richard Tunstall, profesor i Anatomisë Klinike dhe Drejtues i Kolegjit Mbretëror të Kirurgëve në Angli, i cili vjen në Shqipëri për të ofruar eksperiencën e tij për studentët dhe stafin e Universitetit Western Balkans.

Lexo Edhe:

I pyetur për programin e Mjekësisë në Universitetin Western Balkans, Prof. Tunstall tha se është krijuar një program modern i integruar ku studentët që në javën e parë, krahas anës teorike, praktikohen edhe në laboratorët modernë të WBU dhe në rrjetin e spitaleve amerikane.

Ai e vendos theksin te mënyra se si kurrikula e programit të Mjekësisë është përshtatur me atë të universiteteve perëndimore, duke përgatitur mjekë të cilët do të punojnë edhe jashtë vendit.

Sipas Prof. Dr. Tunstall studentët çdo javë njihen me një rast specifik të një pacienti dhe gjatë asaj jave ato mësojnë duke diskutuar në grup rreth këtij pacienti, duke u praktikuar edhe në laboratorët e WBU të cilët janë të pajisur me një teknologji të avancuar që e bën mësimin më praktik dhe më të lehtë.
Programi i mjekësisë, i cili është 100% në gjuhën angleze, është dizajnuar për të patur të njëjtat standarde me universitetet më të mira perëndimore, me një kurrikul të avancuar dhe me një diplomë që njihet ndërkombëtarisht.

Me profilin e tij ndërkombëtar, Universiteti Western Balkans tashmë ka në përbërjen e vet studentë nga mbi 15 vende të botës: Kosova, Maqedonia e Veriut, Kanadaja, Turqia, India, Italia, Gjermania, Britania e Madhe, Kameruni, Arabia Saudite, Egjipti, Siria, Bangladeshi, Nigeria, Emiratet e Bashkuara Arabe, Libia, etj..

Synimi i WBU është që krahas cilësisë në mësimdhënie, të ketë një numër në rritje të studentëve vendas dhe të huaj nga sa më shumë shtete të ndryshme, duke ndërtuar një komunitet ku diskutohen dhe ndahen përvoja globale.