Krerët e VLEN-it sot takohen me Albin Kurtin në Prishtinë - Gazeta Express
string(57) "kreret-e-vlen-it-sot-takohen-me-albin-kurtin-ne-prishtine"

Krerët e VLEN-it sot takohen me Albin Kurtin në Prishtinë

Maqedoni

Gazeta Express

18/05/2024 14:29

Deri sa bisedat per formimin e qeverisë së re ne Shkup po i afrohen fundit, sot në Prishtinë do të realizohet një takim mes krerëve të koalicionit VLEN dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, kanë njoftuar burime partiake për portalin Lideri.mk nga Shkupi.

Sipas këtyre burimeve, Arben Taravari, Izet Mexhiti, Afrim Gashi, Bilall Kasami dhe Bekim Qoku sot në ora 14 e 45 do të priten nga kryeministri Kurti në Qeverinë e Kosovës.

Lexo Edhe:

Temë e bisedimeve, siç merr vesh lideri.mk, do të jenë bashkëpunimi mes qeverisë së Kosovës dhe qeverisë së re në Maqedoninë e Veriut.

Ndryshe Taravari dje ka deklaruar se po mbizotëron atmosferë pozitive ndërmjet grupeve punuese të VLEN-it dhe VMRO-DPMNE-së.

“Shpresoj se deri në fund të javës së ardhshme do të kemi marrëveshje për programin qeveritar dhe ndarjen e resorëve, gjegjësisht kush dhe ku do të jetë ministër. Ne si kryetar të partive kemi patur dy takime, më tej në mënyrë intensive punojnë grupet e punës, shpresoj deri të hënën do të dalim me program të përbashkët ndërsa deri të premten do të kemi praktikisht marrëveshje për qeverinë e re”, ka deklaruar Arben Taravari nga koalicioni VLEN.