Naim Stafuka është arrestuar mbrëmjen e djeshme me urdhër të SPAK.
Emri i tij është mes 43urdhërarrestve të firmosur nga GJKKO me kërkesë të SPAK.
Naim Stafuka nuk është një emër i panjohur për policinë. Ai është vëllai i Enver Stafukës, i cili u rrëmbye në shkurt të 2015 në Fushë-Krujë dhe që atëherë rezulton i zhdukur.
Në janar të 2022 banesës së Naim Stafukës në Fushë Krujë iu vu tritol. Lënda plasëse u vu në derën e shkalleve të një objekti tre katesh ku ka disa biznese por ne katin e 3 banon Naim Stafuka me familjen. Shpërthimi ndodhi pikërisht në vendin ku vite më parë u rrëmbye nga persona të maskuar i vëllai Enveri.
Prej orëve të para të mëngjesit të 17 majit 2024, SPAK ka ndërmarrë një megaoperacion për ekzekutimin e këtyre urdhërarresteve në disa qytete të vendit, si Shkodër, Lezhë, Durrës, Krujë, Vlorë e Tiranë, ndërsa pritet të dalë me një deklaratë zyrtare në përfundim të operacionit.