Rrjedhje gazi në sistemin e ngrohjes në një shkollë në Don Bosko, evakuohen nxënësit, 4 prej tyre në spital - Gazeta Express
string(107) "rrjedhje-gazi-ne-sistemin-e-ngrohjes-ne-nje-shkolle-ne-don-bosko-evakuohen-nxenesit-4-prej-tyre-ne-spital-2"

Rrjedhje gazi në sistemin e ngrohjes në një shkollë në Don Bosko, evakuohen nxënësit, 4 prej tyre në spital

Shqiperi

Gazeta Express

20/01/2021 10:46

Janë evakuuar nxënësit e një shkolle jo publike në Don Bosko “Albanian Qatar College”. Shkak mësohet të jetë bërë rrjedhja e gazit në sistemin e ngrohjes.

4 prej tyre kanë pasur marrje mendsh dhe janë dërguar në spital ku po marrin ndihmën e parë mjekësore.

Lexo Edhe:

Uniformat blu bëjnë me dije se në vendngjarje ka mbërritur shërbimet e policia e cila po punon për normalizimin e situatës.

“Më datë 20.01.2021, rreth orës 09:30, në një shkollë në rrugën “Don Bosko”, si pasojë e një rrjedhje gazi në sistemin e ngrohjes, është bërë evakuimi i të gjithë nxënësve të shkollës.

Gjithashtu  janë dërguar në spital, katër prej nxënësve ku po ju jepet ndihma mjekësore, pa probleme për jetën. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë, të cilët po punojnë për  normalizimin e situatës”, thuhet në njoftimin e policisë.