Lushnjë/ I moshuari plagosi me armë gjahu të bijën dhe vrau veten, 40-vjeçarja në gjendje të rëndë - Gazeta Express
string(96) "lushnje-i-moshuari-plagosi-me-arme-gjahu-te-bijen-dhe-vrau-veten-40-vjecarja-ne-gjendje-te-rende"

Shqiperi

Gazeta Express

19/05/2024 16:47

Lushnjë/ I moshuari plagosi me armë gjahu të bijën dhe vrau veten, 40-vjeçarja në gjendje të rëndë

Shqiperi

Gazeta Express

19/05/2024 16:47

Detaje të reja dalin lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi mesditën e kësaj të diele në lagjen “18 Tetori” në Lushnjë, ku pas një konflikti të çastit 82-vjeçari Behar Musaku qëlloi me armë gjahu të bijën e tij 40 vjeçe, e më pas vrau veten.

Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj, raporton se 40-vjeçarja Rudina Musaku, e cila ndodhet aktualisht në spital rezulton të jetë divorcuar tre vite më parë .

Lexo Edhe:

Burimet bëjnë me dije se e plagosura kishte rreth një javë që ishte kthyer për të jetuar te shtëpia e babit të saj 82-vjeçar.

Ndërsa mësohet se është nënë e dy fëmijëve. Fëmijët e saj jetojnë me babanë e tyre në Berat.

Nga informacionet e deritanishme mësohet se gjendja shëndetësore e 40-vjeçares është e rëndë.