Trajneri i Prizrenit, Ylli Bakaj u lidh direkt në emisionin sportiv “Favorit” në Televizionin T7.
Sipas tij, Prizreni duhet të futet në Ligën e Parë dhe Phoenixi të bie, ndërsa FFK-ja ka thënë se do të vendosin në javën e ardhshme.
“Gjatë këtyre ditëve kemi përpiluar një kërkesë se kush do të futet në Ligën e Parë. Kërkesën e kemi bazuar në pikat e rregullores së Federatës. Sipas juristëve, ata na japin të drejtë që do të futemi në Ligën e Parë”, tha Bakaj.