Futbollisti i Trepçës’89, Samir Sahiti është i ftuar sonte në emisionin sportiv “Favorit” në T7.
Ai shprehu shqetësim për ndeshje të dyshimta në Ligën e Parë, duke përmendur ndeshjen e Trepçës me Dinamon.
“Ka pasur shumë ndeshje të dyshimta në Ligën e Parë. Javen e kaluar…Trepça shkon luan me Dinamon në Pejë dhe nuk ka asnje sekuencë. Ajo ndeshje ndikoi shumë te ne. Te Trepca ka njerez qe punojne per interesa personale. Pse askush nuk e diskutoi ate ndeshje?”, tha Sahiti. /Gazeta Express/