Si ish-ministër i tij, Miroslav Lajçak është shprehur i tronditur për atentatin që iu bë kryeministrit sllovak, Robert Fico. Lajçak e dënon sulmin ndaj demokracisë, duke theksuar se kjo situatë vë në pah “polarizimin e shoqërisë”. I njëjti shton se dhuna kundër kujdo është e papranueshme.
Këtë koment përfaqësuesi i BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, e ka bërë në një përmbledhje të tij ku tregon për takimet dhe aktivitetet që ka pasur javën që lam pas.
Lajçak ka mbajtur postin e Ministrit të Jashtëm të Sllovakisë në dy qeveri të Robert Ficos i cili u plagos rëndë në një atentat që u krye ndaj tij javën që shkoi.
Në postimin e tij, Lajçak përmend edhe pritjen që i ka bërë kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë për çështjen e dinarit, për çka nuk është arritur marrëveshje dhe sërish mbetet i gatshëm për takim tjetër për këtë temë, por me kushtin që “palët të tregojnë gatishmëri për arritjen e një marrëveshje”.
Postimi i tij i plotë:
Çfarë jave ka qenë. Udhëtova në Helsinki për konsultime politike në Ministrinë e Jashtme dhe gjithashtu pata një diskutim shumë të mirë për një sërë çështjesh strategjike me Presidentin Alexander Stubb, ish-kolegun tim dhe një mik të mirë. Si pjesë e programit tim, mirëprita mundësinë për të pasur një drekë pune me ekspertët e Ballkanit jo vetëm nga Finlanda, por edhe nga Danimarka, Suedia dhe Norvegjia.
Fundin e javës e kalova në Podgoricë për një repart tradicional vjetor 🇪🇺 rajonal, i cili mblodhi së bashku zyrtarët e BE-së që merren me Ballkanin Perëndimor – EEAS, DG NEAR dhe Kryetarët e Delegacioneve të BE-së.
Gjatë javës së kaluar kam pritur edhe kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë për atë që e shoh si raundin final të diskutimeve për rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës. Fatkeqësisht, nuk është arritur asnjë marrëveshje dhe është e paqartë se si kjo do të ndikojë në jetën e përditshme të komuniteteve të prekura në Kosovë. Unë mbetem i gatshëm të pres një takim tjetër për këtë temë, me kusht që palët të tregojnë gatishmëri të vërtetë për të arritur një marrëveshje.
Mes këtyre bisedimeve, mora një lajm tronditës për atentatin ndaj kryeministrit Fico. E dënoj fuqishëm këtë sulm të shëmtuar dhe i dërgoj mendimet e mia Kryeministrit dhe të dashurve të tij, duke i uruar shërim të shpejtë. Ky sulm ndaj demokracisë nxjerr në pah polarizimin në shoqërinë tonë dhe është një kujtesë e ashpër se dhuna kundër kujtdo – përfshirë edhe liderët e zgjedhur – nuk është kurrë e pranueshme.
Pritjes i erdh fund! Rrjeti i marketeve më të mëdha në Kosovë, ETC ka njoftuar për fillimin e fazës...