Poezia e Javës / Ha Jin: Duke marshuar drejt martirizimit - Gazeta Express
string(54) "poezia-e-javes-ha-jin-duke-marshuar-drejt-martirizimit"

Arte

Donjeta Abazi

22/07/2022 17:45

Poezia e Javës / Ha Jin: Duke marshuar drejt martirizimit

Arte

Donjeta Abazi

22/07/2022 17:45

Ha jin (1956), prozator, poet kinezo-amerikan. Poezia e tij asociohet me lëvizjen Misty Poetry.

Komandanti dha urdhrat

Lexo Edhe:

dhe ne u nisëm të marshojmë.

I luajtëm duart tona fuqishëm te kopsat tona të dyta,

dhe e shikuam njëri-tjetrin me bisht të syrit

që t‘i mbajmë trupat tonë në radhë të ngjeshura.

Marshuam si të ishim në paradë,

sado që e dinim se ishin vetëm ushtrime.

Por, u ndalëm para një grope të thellë plehrash,

dhe vazhduam të marshojmë në vend bri saj.

“Ecni para! Kush ju tha të ndaleni?

Nëse e vrisni veten

familjet tuaja do ta dinë se ju jeni martirë!”.

Ne marshuam tutje.

Qe fare e lehtë të bëheshe martir,

dhe pati bukur ca mënyra për ta bërë.

Përkthimi: A. Idrizi

***

Lehtësia absurde e martirizimit

Donjeta Abazi

Ushtar. Marshim i disave, poezi e vargjeve të qëndresës. Martirizim.

Janë vargjet që rrëfejnë për disa ushtar të udhëhequr nga komandanti, nga prijësi i tyre për t’u flijuar, se veç ashtu nënat e tyre do të ndihen krenare, epiteti i ‘martirit’ është i vetmi epitet që duhet të pranohet nëse ke veshur uniformë.

Miti i krijuar se burrat në luftë duhet të kthehen fitimtarë, ose mos të kthehen fare, në fakt e ka gjenezën shumë e shumë kohëve më parë. Në të gjitha betejat e antikitetit, meshkujt në luftë duheshin të përjashtonin çdo lloj ndjesie tjetër pos asaj të hakmarrjes dhe fitores, bile edhe kaliteshin në të gjitha format për diçka të tillë.

Se luftërat janë shpesh tema kyçe të një poezie, kjo nuk diskutohet, ama këndvështrimi i një ngjarje për ta vendosur në vargje e ka rëndësinë më të madhe dhe i jep një tjetër shije vargjeve. Kjo ndodh tek poezia e Ha Jin, në poezinë ‘Duke marshuar drejt martirizimit’ poeti na vendos përball një ngjarjeje në të cilën një grup ushtaresh po ndjekin komandantin në hapat e martirizimit, drejt një vdekje të lavdishme, drejt një epiteti që janë lindur për ta fituar.

Një gropë e thellë plehrash është vendi ku nuk marshohet më, sepse hapat duhen ndalen kur takohen në plumb, nuk ka bombë, uniforma nuk përgjaket, kundërshtari nuk të shikon në sy me përbuzje teksa çizmja e tij shkel të rrahurat e zemrës që shpeshtohen.

‘Marshuam si të ishim në paradë, sado që e dinim se ishin vetëm ushtrime’, këto dy vargje na paralajmërojnë për diçka të thjesht por që nuk na siguron për thellësinë e vargjeve të luftës.

Kur poeti luan me vargje dhe në mesin e një poezie lirike fut një gropë plehrash, ky krahasim është goxha i ndërlikuar.

‘Nëse e vrisni veten’, një ushtar nuk e mbyt vetën veç në rast së i kanoset rreziku prej armikut dhe në shenjë revolte që të mos të vritet nga dora e tij, praktikon vetëvrasjen. Në këtë rast nuk kërcënohen në këtë rast para tyre është një gropë e madhe plehrash që nuk paraqet rrezik dhe lehtë mund të shmanget, pse ushtarët të marshojnë, pse komandanti jep një urdhër të tillë, pse poeti shkruan një poezi të tillë.

Me gjasë Ha Jin, në marshimin në vargje krejt ndryshe po e trajton një flijim, krejt ndryshe drejt ekzekutimit po dërgohen një varg burrash që nuk kanë fituar epitetin e martirit deri sa të vdesin përnjëmend, nuk ka rëndësi nga plumbat, nga predhat a nga kërcimi në një gropë të thellë, me rëndësi rezultati i aktit, jo rrugëtimi.

‘Qe fare e lehtë të bëheshe martir, dhe pati bukur ca mënyra për ta bërë’, një mënyrë e thjeshtë ishte edhe kjo e përshkruar në këtë poezi.

Në aspektin e krijimtarisë poetike, në estetiken e vargjeve, kjo poezi mund të cilësohet si goxha tërheqëse për lexuesin, shumë e thjeshtë, pa ndërlikime, në anën tjetër disa përfundime të nxjerra këtu nuk lejohet të merren të mirëqena. Nuk po flitet për një poezi lufte, ku tjetri është heroi, ku dikush tjetër marshon dhimbshëm por nuk kthehet prapa, nuk flitet për vdekje në fron. Këtu po flitet për bindje në urdhra që në fakt mund të jenë të një komunisti, ama ajo që e bën paksa të ndërlikuar është mënyra e vet ekzekutimit.

Fundja e rëndësishme vdekja si martir.

/Gazeta Express