Për tre ditë mbi 1200 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni - Gazeta Express
string(59) "per-tre-dite-mbi-1200-raste-te-reja-me-covid-19-ne-maqedoni"

Për tre ditë mbi 1200 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Ballina

Gazeta Express

09/08/2022 9:36

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në tre ditët e fundit nga 3.561 testime për coronavirus, janë regjistruar 1.233 raste të reja.

Shumica prej tyre janë në Shkup (516).

Lexo Edhe:

Nga MSh informojnë se në tre ditët e fundit janë regjistruar 7 pacientë të vdekur.

Ndërsa ISHP ka regjistruar 1.450 pacientë të shëruar.

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 331.988, prej të cilëve 318.599 janë shëruar, ndërsa 9.398 kanë ndërruar jetë.

Numri i rasteve aktive deri sot (8 gusht) është 3.991.